Devoll, makina përplas kalimtarin, plagoset 45-vjeçari

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur në orët e vona të natës në rrethin e Devollit.
Aksidenti ka ndodhur në aksin Bilisht-Kapshticë ku 45-vjeçari Agim Kambo është përplasur nga një automjet me targa greke teksa ishte duke kaluar rrugën.
Menjëherë i plagosuri është dërguar në spitalin e Korçës por si pasojë e plagëve të rëndë ai është dërguar në spitalin Ushtarak në Tiranë dhe sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore është kritike për jetën.
Ndërkohë policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.