Saranda përfshihet nga mjegulla e dendur

Një fenomen i rrallë është parë në qytetin e Sarandës mbrëmjen e ditës së premte. Qyteti u mbulua për disa minuta nga një mjergull e dendur.
Gazetarja e RTV “Ora News" në Sarandë, raportoi se një fenomen i tillë është i pazakontë për qytetin dhe nuk mbahet mend prej kohësh.
Mjergulla vështirësoi për disa minuta qarkullimin në qytet pasi nuk lejonte shikueshmëri në largësi të mëdha.
Raportimet më të fundit, tregojnë se situata po shkon drejt normalizimit, por duke lënë të habitur banorët dhe pushuesit në qytetin e Sarandës.