Ministria e Ekonomisë: Vendi ynë ka një rritje të qëndryeshme ekonomike me vlerë 6% në vit

Vendi ynë vazhdon të ketë një rritje të qëndrueshme ekonomike prej mesatarisht 6 për qind në vit. Për vitin 2008, pritet që kjo rritje të jetë edhe më e lartë, bënë të ditur burime nga ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës (METE). Gjatë tre vjetëve të fundit, fluksi i investimeve të huaja direkte ka njohur rritje të konsiderueshme. Ndërsa në vitin 2005 fluksi i FDI-ve ishte 3.3 për qind e GDP-se, në vitin 2007 ky tregues ishte 6.2 për qind ose 88 për qind më i lartë se në vitin 2005. Sipas të njëjtave burime, gjatë vitit 2007 fluksi i FDI-ve vlerësohet të ketë patur një rritje prej rreth 74 për qind kundrejt vitit 2006, duke arritur në shifrën prej rreth 452 milion euro. I njëjti ritëm rritjeje rezulton edhe gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2008, ku ky fluks vlerësohet të jetë rreth 227 milion euro ose 65 për qind më i lartë nga gjashtëmujori i parë i vitit të kaluar. Ndërkohë, në tre vitet e fundit eksportet rezultojnë me një rritje mesatare vjetore prej 21.3 për qind, duke synuar që në fund të vitit 2008 të arrijnë në shifrën prej 940 milion euro. ...