Rrënjët e profilit antipolitik të Edvinit
Per perfaqesuesit me te larte europiane liberalizimi i vizave me Shqiperine nuk eshte me nje utopi, por nje mundësi e pritshme, e cila mund te realizohet brenda vitit te ardhshem. Deklarata e ministrit te jashtem Italian Franko Fratini per “liberalizimin te njeanshem” te hyrje-daljeve me Italine, mund te konsiderohet si prologu i ketij procesi aq te deshiruar dhe te shumepritur per shqiptaret. Por, çuditerisht, te majtet shqiptare e kane perjetuar ndryshe kete suprize qe erdhi nga aleati yne i madh Italia. Ne seline e PS-se ka rene “bomba”, sepse asgje tani nuk t’i “legjitimoje” veprimet e tyre perpara opinionit shqiptar.
Liberalizimi i vizave eshte shprehje e nje interesi te madh kombetar,qe nuk i perfill ndikimet politike.
Me kete process jane te lidhur drejtpersedrejti interesat e gati 2/3 te Shqiptareve qe presin shengenizimin e rajonit.Ky interes ,i perbashket kombetar e publik eshte padyshim edhe interes ekonomik,pasi shkurtuon koston e levizjeve dhe ndihmon realizimin e nje jete me te mire.Skepticizmi i socialisteve tane tregon qarte se ata i veshtrojne ngjaje te tilla nga nje kendveshtrim teper i ngushte politik,i ndryshem nga ai i qeverrisjes se sotshme.
Per te djathtet duket qarte se qeverisja konsiderohet thjesht si rregullimi ose ekulibri i interesave afatgjata te vendit.Kete e vertetojne me se miri perpjekjet e medha dhe te vazhdueshme qe ben qeverria per te pershpejtuar antaresimin ne NATO,BE dhe struktura te tjera te rendesishme dhe jetike per shqiptaret. I gjithë ky proces hapjeje dhe afirmimi nderkombetar te demokracise shqiptare eshte ndodhur paradoksalisht nen nje trysni aspak dashamirese, madje hipokrite, te opozites, duke lidhur gjithcka me luften politike te momentit dhe zhvatjen e kapitalit politik.
Opozita, ne mungese te fakteve dhe argumenteve, i ka veshur pretendimet e veta me argumente boshe e gënjeshtra, duke bere objekt diskutimi ngjarje siç ishte vdekja aksidentale e te ndjerit Trebicka, aferat dhe implikimet e supozuara te z.Fazlliç, apo tani se fundi dyshimi absurd se liberalizimi i vizave eshte vetem nje premtim elektoral i pambajtur dhe nje mashtrim i radhes nga mazhoranca.
Pra, supozime, vetem supozime. Askush nga te majtet nuk do t’ia dije se egziston interesi i kombit dhe se ky interes, ne menyre universale e te pandryshueshme qendron vecmas dhe eshte superior ndaj grupeve te veçanta qe perfshihen brenda kombit, por vazhdojne te mendojne si parardhesit e tyre komuniste, qe e izoluan vendin plot 50 vjet. Ne asnje rast në veprimet apo deklarimet e Rames nuk kemi verejtur ndonje gje te ngjashme me interesin kombetar e publik. Ai del e deklaron poshte e lart se eshte antipolitik, por ne te vertete eshte zhytur koke e kembe ne llumin e politikes se interesave te uleta meskine, qe nuk i lidh asgje me te miren e perbashket. Ne shoqerite demokratike ka me mijera grupe te cilat kane interesa e objektiva qe konkurrojne njera-tjetren, por keto interesa nuk dalin ne konflikt me objektivat dhe interesat kolektive. Zoti Rama dhe ndjekësit e tij udhehiqen vetem nga intuita personale per pushtet dhe as qe u shkon ne mendje per interesin publik. Por ashtu sikurse edhe shteti, politika egziston para se gjithash per qellimet e nxitjes se interesit publik dhe te mbrojtjes se interesave kombetare ,sido qe te perkufizohen keto interesa. Pa mbrojtur interesat e kesaj teresie, interesat themelore dhe te qendrueshme, nuk mund te kete politike. Ndoshta prandaj Rama deklaron se eshte antipolitikan. Ky ideal i tij platonik nuk mund te ushqeje kurrsesi nje aspirate per te ardhur ne pushtet. Politikanet moderne e realiste nuk mund te sillen ne kete menyre.Interesi kombetar eshte nje peshe e rende dhe e pandryshueshme ne peshoren elektorale.sigurisht qe ne demokraci nuk mund te pritet qe politikanet vertet te lene menjane ambicjet e tyre personale, por kushti i mbijeteses ka qene historikisht dhe eshte qe keto ambicje te jene te lidhura ngushte me nje deshire te mirefillte per te bere mire dhe per te perdorur pushtetin politik ne te mire te shoqerise. Jane politikanet ata te cilet ne nje demokraci jane si zyrtarisht ashtu edhe deri diku praktikisht arbirtrat e asaj qe quhet interes kombetar e publik. Ndryshe legjitimiteti i tyre eshte joreal. Prandaj eshte i frikshem pretendimi i PS per te ardhur ne pushtet. Ai rreket ta shfrytezoje pushtetin per qellime private, duke mos patur asnje perkushtim ndaj paanshmerise se proceseve te integrimit dhe evropianizimit. Dhe te mendosh qe z.Rama kerkon te hyje ne zgjedhje me karten e “antipolitikanit”!. Ky deklarim eshte sa tendencioz, aq edhe korruptiv per misionin politik dhe mungese vëmendjeje ndaj interesave te verteta te njerëzve. Mashtrimet politike te dites te opozites nuk i krijojne asaj asnjë profil politik te besueshem para qytetarëve.
...