Sigurimi i kredive rrit të ardhurat nga sigurimi i jetës
Sigurimi i kredive ka shtuar të ardhurat e sigurimit të jetës. Në periudhën janar-shtator të këtij viti peshën më të madhe të të ardhurave të sigurimit të jetës e zë produkti "jetë debitori". Sipas të dhënave zyrtare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, vëllimi i primeve të sigurimit të Jetës 9-mujorin e parë arriti në rreth 381 milionë lekë, me një rritje prej 32.78%, krahasuar me periudhën janar-shtator 2007. Peshën më të madhe prej rreth 72.09% në të ardhurat e sigurimit të Jetës e zë produkti "Jetë Debitori". Ky produkt i sigurimit është kërkesë e bankave të nivelit të dytë, që operojnë në vendin tonë për ofrimin e kredive individëve dhe personave juridikë. ...