E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministria e Ekonomisë i heq licensen firmes qe kryente aktivitet në Bulqizë

 

Me daten 21/05/08 rreth ores 13:30, ne objektin stoku sterilit te krijuar nga aktiviteti ne vite ne Bulqize, objekt qe shfrytezohet nga subjekti “Duriçi 07”, i licensuar, gjate punes duke germuar me eskavator, si pasoje e rreshqitjes se nje volumi sterili, aksidentohet me pasoje vdekje, punëtori Aleksander Aqif Gjoka, dhe plagoset lehte Bardhyl Duriçi. Sipas mjekut ligjor, shkak i aksidentit eshte asfiksia si pasoje e ndodhjes nen peshen e sterilit te shembur.

Ne vendgjarje shkuan inspektoret e RISHM-it te cilet, bazuar ne rrethanet e ndodhjes se aksidentit, konkluduan se aksidenti ka ndodhur si pasoje e mosrespektimit te rregullave te sigurimit teknik dhe projektit teknik. Pasi është bërë bërë denoncimi përpara organeve të Drejtësisë nga RISHMI, Ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës ka firmosur heqjen e licensës për këtë subjekt.

METE shpreh keqardhjen per aksidentin e ndodhur dhe duke marre shkas nga ky aksident riperserit per te disaten here shqetesimin e ngritur me kohe per aktivitetin e paligjshem te rihapjes se shume punimeve te vjetra minerare te cilat kane qene mbyllur per efekte sigurie. Sipas informacioneve që disponojmë jane rihapur rreth 150 punime minerare te ish minierave te kromit, bakrit, hekur-nikelit, etj. Per sa me siper METE që nga janari i këtij viti ka urdheruar shoqerite Albminiera, Albkrom dhe Albbaker qe te evidentojne te gjitha punimet e rihapura dhe te vene ne dijeni pushtetin lokal dhe organet e policise per te parandaluar kete aktivitet me pasoja per jeten e njerezve. Per sa me siper jane derguar shkresa perkatese ne te gjitha drejtorite e policise dhe komisariatet. Shqetësimi ynë lidhet jo vetëm me aktivitetin ekonomik të paligjshëm që kryhet në në këto zona, por mbi të gjitha me kushtet e sigurisë teknike, pasi veprimet po kryhen nga njerëz pa eksperiencën e duhur në aktivitetet minerare.

Përsa i takon sigurisë teknike në sektorin minerar, METE vëren me shqetësim se aksidentet e kohëve të fundit kanë treguar se edhe në minierat e licensuara ka pasur shkelje flagrante të rregullave të sigurimit teknik në punë. Theksojme se sipas ligjit eshte detyre paresore e shoqerive minerave te garantojne sigurine ne pune. Për këtë, prej disa muajsh RISHMI dhe AKBN po kryejnë kontrolle të plota në të gjitha minierat e evidentuara me risk, sidomos në zonën e Bulqizës ku është sensibilizuar Prefekti, Drejtoria e Qarkut Dibër, Komisariati i Bulqizës mbi fenomemnin masiv të shfrytëzimit nga popullsia vendase të stoqeve të sterilit. Me urdhër të ministrit Ruli më 31 mars 2008 është ndërprerë puna në të gjithë zonën e konsideruar me risk (zona D) duke iniciuar një studim të hollësishëm të drejtuar nga AKBN dhe me pjesëmarrjen e të gjithë subjekteve private që punojnë në atë zonë.

Duke parë situatën e aksidenteve të përsëritura dhe të mosreagimit të subjekteve për të siguruar kushtet në punë. METE i drejtohet prokurorisë të jetë e vendosur duke vënë para përgjegjësisë fajtorët. Gjithashtu minsitri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës Genc Ruli i ka dërguar sot një letër Prokurores së Përgjithshme për t’i kërkuar bashkëpunim të ngushtë me këtë organ duke i vënë ndërkohë në dispozicion gjithë ekspertizën e nevojshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›