E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria: Kompensim ushtarëve që vdesin në misione

Qeveria ka miratuar dje një vendim
për të siguruar jetën e ushtarëve të
Forcave të Armatosura, të dërguar
me misione ushtarake jashtë vendit.
Ministria e Mbrojtjes, në bashkëpunim
me INSIG do të bëjë sigurimin e jetës nga
aksidentet në grup, të ushtarakëve të Forcave
të Armatosura të Republikës së Shqipërisë,
të dërguar me misione ushtarake
jashtë vendit. Këshilli i Ministrave, me këtë
vendim mundëson lidhjen e një kontrate
sigurimi në dobi të ushtarakëve, që shërbejnë
në njësitë e Forcave të Armatosura të
Republikës së Shqipërisë dhe përmbushin
qëllimet e përcaktuara për të siguruar pagesën
ose një kompensim shtesë në rast
vdekjeje. Në praktikën e vendeve anëtare
të NATO-s apo partnerëve të saj është e
domosdoshme që sigurimi i jetës të jetë i
garantuar. Nevoja e këtij lloj sigurimi është
shumë e madhe, duke u nisur edhe nga
situata. Financimi i kostos së këtij projektvendimi
do të jetë buxheti i miratuar për
Ministrinë e Mbrojtjes për vitin 2008 dhe
kostoja e plotë do të jetë rreth 59 milionë
lekë të reja për vitin 2007 është miratuar
një vendim qeverie për sigurimin e jetës
së ushtarakëve të Forcave të Armatosura
të dërguara me misione ushtarake jashtë
vendit. Shkalla e emergjencës së projektvendimit
është shumë e madhe, pasi
kontrata e mëparshme përfundon më datë
30 prill 2008. Rezultati i këtij projektvendimi
do të jetë ofrimi i sigurisë financiare
familjarëve të ushtarakëve për periudhën
e qëndrimit në misione ushtarake jashtë
territorit të Republikës së Shqipërisë.
Deri tani, Shqipëria ka përfaqësimin e saj
të trupave ushtarakë në vende si Iraku,
Afganistani dhe Bosnjë-Hercegovina. Ky
vendim hyn në fuqi menjëherë pas botimit
në Fletoren Zyrtare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›