Tasho prezanton shqiptarët "Urë ndërtues"
Fotografi i njohur Roland Tasho hap sot në GKA ekspozitën fotografike "Urë ndërtuesit". Janë 45 shkrepje të tij që prezantohen për publikun.
"Urë ndërtuesit" e Tashos janë të gjithë shqiptarë që jetojnë e punojnë në Zvicër. Ndaj, ambasadorja zvicerane në Shqipëri, Znj. Yvana Enzler, në hyrje të katalogut që shoqëron ekspozitën fotografike, shprehet: "Ata u larguan nga vendi për arsye personale, duke mbartur me vete shpresat dhe pritjet, iluzionet dhe ëndrrat. Ata lanë pas rrethin familjar. Takuan njerëz të rinj dhe mësuan gjuhë të re. Iu përshtatën një mënyre të re jetese, u integruan në një mjedis personal dhe profesional të ndryshëm. Pa dyshim, disa herë edhe vuajtën përulje dhe zhgënjime.
Emigrantët shqiptarë në Zvicër, fotografuar nga Roland Tasho, janë kapur në momente të caktuara të jetës, në punë apo shtëpi dhe shfaqen natyrshëm para objektivit. Janë të qetë dhe të kënaqur me jetët e tyre, si dhe me arritjet, të vogla apo të mëdha. Ata janë dëshmi e gjallë që qeniet njerëzore mund të jetojnë në harmoni nëse pranojnë dhe respektojnë njëri-tjetrin në veçantitë dhe dallimet që kanë".
Iniciativa e Roland Tashos në paraqitjen e ekspozitës "URË NDËRTUESIT" është të jetë një urë komunikimi mes popujve, mentaliteteve dhe traditave të ndryshme.
Ekspozita "Urë ndërtuesit" e fotografit Roland Tasho është vazhdim i projektit që artisti ka filluar që në vitin 2003, me shqiptarët e Italisë "L‘altra Albania". Ajo organizohet nga Ambasada Zvicerane në Shqipëri, e mbështetur nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe fondacioni kulturor "ProHelvetia".