Niveli i lumit të Bunës i afrohet pikës kritike, paraqet rrezik për qytetin e Shkodrës

Shkodër, 11 janar, NOA Niveli i lumit të
Bunës i cili përshkon qytetin e Shkodrës, ka arritur në një nivel kritik duke
paraqitur në këtë mënyrë një kërcënim serioz për të.
Sipas të dhënave të ministrisë së Brendshme,
Buna ka arritur kuotën prej 9.22 metra nga niveli kritik që ajo ka prej 9,25
metrash.
Ndërkaq, lagjet periferike të Shkodrës ndodhen nën ujë për shkak të fryrjes së
Bunës, e cila vetëm ditët e fundit ka njohur një rritje të nivelit prej 6
centimetrash.
Reshjet e shiut, të cilat e kanë shtuar
nivelin e uëjrave në lumin Bunë dhe në Liqenin të Shkodrës, kanë sjellë
përmbytjen e lagjes së Kirasit, 4 km larg Shkodrës.Autoritetet lokale dhe ato
shtetërore nga ana e tyre kanë zbatuar operacione për ruajtjen dhe sigurimin e
argjinaturave, akseve të rrugëve, urave dhe kanë garantuar shpërndarja e
ndihmave në ushqim dhe evakuimi i popullësisë nga zonat e vërshuara.
Në rrethin e Shkodrës vazhdon evakuimi i banorëve nga lagjet Ajasëm, Kiras, nga
komuna e Bushatit, Gur i Zi, Velipojë.
n.e/NOA