Ministria e Financave emeton brenda javes eurobondin me vlere 400 mln euro

Stabilizohet situata ne tregjet e kapitalit
Fillon ankandi i eurobondit te pare shqiptar me nje vlere prej 400 milione euro dhe pritet qe te perfundoje brenda kesaj jave. Ky eurobond eshte i udhehequr nga dy nga bankat me te medha dhe me prestigjioze ne bote per transaksione te emetimit te titujve sovrane JP Morgan dhe Deutsche Bank. Sipas ketij dikasteri situata ne tregjet e kapitalit eshte normalizuar. Eurobondi do te perdoret per te shlyer kredine e rruges Durres-Kukes marre vitin e kaluar me interes 13.5 per qind. Nisur nga nje situate stabilizimi te kenaqshem te tregjeve te kapitalit gjate javeve te fundit dhe pas marrjes se te gjithe autorizimeve nga Kuvendi i Shqiperise Ministria e Financave vendosi te hyje ne treg per te emetuar Eurobondin e pare te vendit. I udhehequr nga dy nga bankat me te medha dhe me prestigjioze ne bote per transaksione te emetimit te titujve sovrane JP Morgan dhe Deutsche Bank ankandi i Eurobondit tashme ka filluar dhe pritet te perfundoje brenda kesaj jave. Ministria thekson se asnje pjese e Eurobondit nuk do te shkoje per te financuar deficitin buxhetor te ketij viti. Pjesa me e madhe e Eurobondit do te perdoret per te shlyer para kohe kredine sindikale te marre ne maj te vitit te shkuar ndersa sasia e mbetur do te shkoje per te zevendesuar nje pjese te huamarrjes se brendshme afatshkurter te marre ne tregun e brendshem. Megjithese autorizimi per Eurobondin arrin ne 400 milione euro synimi i Ministrise eshte te emetoje nja sasi me te vogel duke analizuar me kujdes strukturen e portofolit te borxhit dhe normen e interesit eventual te Eurobondit.
...