E Shtunë, 31 Tetor 2026

Transparency International Shqiperia progres ne luften kunder korrupsionit ngjit 8 vende

26-10-2010 / Gazeta 55

Greqia vendi me i korruptuar ne bote


Shqiperia ka fituar 8 vende ne renditjen vjetore persa i takon perceptimit global mbi korrupsionin. Transparence International Albania ka bere sot publik nje perceptim per vitin 2010-te bazuar ne sondazhet e 6 kompanive boterore. Sipas ketij publikimi Shqiperia eshte ngjitur me 8 vende ne renditje krahasuar me vitin 2009 ku pozicionohej ne vendin e 95-te. Korrupsioni eshte me i larte ne ato vende ku qeveriset pa transparence- deklaroi Endri Shabani perfaqesues i TIA-s. Sipas publikimit me te fundit nga Transparence International Albania Shqiperia shenon nje rritje prej 3.3. Shqiperia renditet e 87-ta ne bote dhe e 6-ta ne Ballkan. Verehet nje rritje ne pozicionimin e vendeve te Ballkanit Perendimor- theksohet ne publikim. Per sa i perket perceptimit global Kosova perceptohet si vend i korruptuar- sqaron Shabani.


Greqia vendi me i korruptuar ne bote/Greqia eshte vendi me i korruptuar ne bote duke lene pas Rumanine dhe Bullgarine. Keshtu eshte shprehur Transpaency international ne raportin per indeksin e korrupsionit 2010. Sipas ketij indeksi Greqia bie me 7 vende renditet si Kina ne vendin e 78. Edhe Italia eshte pozicionuar shume poshte duke u renditur ne vendin e 67 pas Ruandes. Transpaency International ne raportin per indeksin e korrupsionit 2010 arrin ne perfundimin se vendet e goditura nga lufta jane dhe me te korruptuarat duke renditur edhe vendet me treguesit me negative si Somalia Burma Afganistani dhe Iraku. Te gjitha vendet e tjera te Ballkanit radhiten pas Maqedonise ne vendin e 62 si Mali i Zi ne vendin e 69 Bullgaria ne vendin e 73 Serbia dhe Greqia ne vendin e 78 Shqiperia ne vendin e 87 Bosnje-Hercegovina ne vendin e 91 si dhe Kosova ne vendin e 110 si nje nga shtetet e reja te rajonit. Ne krye te listes se vendeve me pak te korruptuara jane Zelanda e Re Danimarka Suedia Singapori dhe Finlanda. Ndersa Britania e Madhe renditet ne vendin e 20-te. Nderkohe SHBA renditet ne vendin e 22 nje pozicionim jo i mire qe lidhet dhe me praktikat mashtruese financiare qe cuan vendin ne recesion. Ajo qe te bie ne sy eshte perkeqesimi i treguesve ne disa vende kjo per shkak te keqeverisjes. Keshtu Rusia eshte vend i fuqishem ekonomik dhe kjo bie ndesh me listimin e saj qe eshte ne vendin e 154 dhe kjo ndodh per shkak te korrupsionit politik. Transparency International gjithashtu thekson se ata qe vuajne nga korrupsioni jane te varferit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›