Nenshkodra i gjunjezohet ujit
Zona e Nenshkodres ndodhet e gjitha nen mbreterine e ujit. Per banoret qe jane permbytur prej disa ditesh e vetmja menyre komunikimi me pjesen tjeter te vendit ka mbetur helikopteri. Me syte nga qielli ata presin evakuimin dhe furnizimet me ushqime. Ne 24 oret e fundit harta e siperfaqeve te tokave eshte zgjeruar me 950 hektare toke nderkohe qe edhe 461 shtepi jane permbytur plotesisht. Ne total siperfaqja e tokes se zhytur rezulton 13 950 hektare 4597 shtepi jane rrethuar nga uji nderkohe jane te permbytura 2561 shtepi. Dje jane bere 30 ulje-ngritje te helikoptereve qe kane evakuuar banoret e rrezikuar dhe kane shperndare ushqime per te tjeret e rrezikuar. Sipas pohimeve nga grupet e shpetimit dje eshte arritur te shpetohet nje familje prej pese personash te izoluar ne shtepine e tyre ne Bushat. Jeta e tyre rrezikohej cdo moment pasi uji ne banesen e tyre kishte kaluar 1.5 metra lartesi. Nderkohe fale nderhyrjes ne kohe te forcave te ushtrise eshte arritur te shpetohet jeta e nje bariu i cili kishte mbetur i izoluar bashke me bagetite e tij ne fshatin Trush dhe po perjetonte castet e tmerrit dhe te ankthit per shpetimin e tufes se tij te cilen e konsideron te domosdoshme per jeten familjes.
Zonat me problematike mbeten zonat e Obotit Darragjatit Shirqit Trushit ku niveli i ujit ka kaluar 1.5 metra nderkohe qe tre komunat Velipoje Ana e Malit Dajc jane izoluar plotesisht. Nderkaq nga te dhenat e fundit te Shtabit te Emergjencave Civile te ngritur ne Shkoder raportohet se 7 komuna me 65 fshatra jane permbytur plotesisht. Mijera hektare toke dhe qindra shtepi jane nen uje. Tashme duket se i gjithe zona e Nenshkodres po zhytet ne mbreterine e ujit. Ndersa vershimi i ujit te ftohte vijon ne thellesi te qendrave te banuara vendasit e gjendur ne hallin jetik i mbajne shpresat te nderprerja e reshjeve te dendura te shiut dhe te mberritja e ndihmes se shtetit.