E Diel, 1 Nëntor 2026

Kontrate me privatin per dhenien me qera te Monumenteve te Kultures

Thelbësore në dhënien e Monumenteve të Kulturës me qera do të jenë kontratat me privatin dhe për këtë ne nuk do te nxitohemi, pasi jemi në kontakt me vendet e ndryshme europiane të cilët prej vitesh kanë përvojë në këtë aspekt. Kështu deklaroi Ministri i Kulturës, Aldo Bumci në seancën deegjimore të Komisionit per Edukimin dhe Mjetet eInformimit Publik.

Ndërkohë që edhe mbikëqyrja e kalave do të bëhet nga Instituti i Monumenteve. Sipas Bumçit, kryesore mbetet thithja e fondeve nga private dhe dhe rikthimi ne destinacion turistik i këtyre monumenteve

Edhe anëtarët e opozitës nuk janë kundër jetëzimit të monumenteve në parim, por janë skeptikë për afatin kohor.
Megjithese seanca nuk kaloi pa debate të ashpra dhe politizim të çështjes e ku antari i komisionit Fatmir Toçi e cilësoi këtë iniciativë si të rrezikshme duke ju referuar kalasë së Lëkursit dhe asaj të Petrelës.

Kryetarja e komisionit e mbylli seancën me faktin se opozita nuk është kundër partneritetit publik – privat por thelbi ka të bëjë me bazueshmërinë ligjore.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›