E Shtunë, 31 Tetor 2026

INSTAT: Prodhimi vendas ul çmimet për prillin

Hyrja e prodhimit të vendit në treg jep efektet e para në uljen e cmimeve të konsumit për muajin prill.
 

Sipas INSTAT indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin prill të këtij viti shënoi një ulje prej 0.1 % krahasuar me muajin e mëparshëm.
 

Brenda këtij grupi ulja më e madhe prej 5.2 % vërehet në nëngrupin "zarzavate përfshirë patatet". Ndërkohë që frutat, pjesa më madhe e të cilave vijnë prej importit, përgjatë këtij muaji pësuan një rritje me 3.4 përqind.
 

Një rritje të konsiderueshme përgjatë muajit prill ka pësuar dhe Indeksi i grupit "qera ujë lëndë djegëse dhe energji" ku mund të veçojmë rritjen e tarifave të ujit të pishëm me 6.9 %.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›