E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Financave nuk çel fondin, 2.100 mësues mbeten pa paga

FIER - Kanë kaluar dhjetë ditë dhe 2.100 mësues në rrethin e Fierit ende nuk kanë marrë pagën për muajin maj. Për çdo ditë ata frekuentojnë bankomatet e bankave për tërheqjen e rrogës mujore, por largohen të zhgënjyer për këtë vonesë të gjatë. Mësuesja Fidalete Ahmeti thotë se "nuk është hera e parë që pagat tona vonohen me ditë të tëra, ndërsa nuk jepet asnjë sqarim nga Drejtoria Rajonale e Arsimit". Selman Aliaj, mësues në shkollën 9-vjeçare të fshatit Darëzezë, shprehet "se me pagat tona, në shumë raste Drejtoria Arsimore që është përgjegjësja kryesore, nuk ka qenë korrekte. E kontaktuar nga Gazeta Shqiptare, drejtoresha e Drejtorisë Arsimit në Fier, Suzana Numani sqaron se dega e financës së kësaj drejtorie i ka çuar listëpagesat e të gjithë mësuesve në Thesar në datën 5 të këtij muaji. Ajo thotë se nuk ka dijeni përse Ministria e Financave nuk ka çelur fondet e pagës. Nisur nga situata e krijuar, mësues të shkollave të ndryshme në rrethin e Fierit kërcënojnë se do të bojkotojnë procesin mësimor nëse Drejtoria e Arsimit nuk ndërhyn për zgjidhjen e këtij problemi.
(s.g/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›