Turizmi familjar, ulen çmimet e banesave në Vlorë
VLORE -Sezoni turistik i këtij viti krahasuar me vitin e kaluar shënon ulje të ndjeshme të çmimeve për banesat që jepen për turizëm familjar. Ndërsa nuk ka lëvizje të çmimeve nga bizneset turistike. Gazeta Shqiptare ben te ditur se çmimet e banesave që jepen për 15 ditë brenda në qytetin bregdetar, variojnë nga 15.000 mijë lekë deri në 20.000 mijë lekë. Kurse ato që ofrohen nga komplekse turistike, kryesisht në zonën e Radhimës, arrijnë deri në 100.000 mijë lekë.
E perditshmja Gazeta Shqiptare ben te ditur se pikërisht çmimet e klasifikuara të larta në verë kanë bërë që shumë qytetarë, të cilët në dimër i japin banesat e tyre me qira për studentët, t'i shfrytëzojnë ato edhe gjatë sezonit turistik. Nisur nga fakti se çmimet që ofrojnë komplekset turistike janë shumë 'të kripura', pjesa dërmuese e pushuesve preferojnë të prenotojnë shtëpi në zona të ndryshme të qytetit. "Shumë banorë të zonës së "Ujit të Ftohtë" i kanë ulur disi çmimet e shtëpive në krahasim me vitin e kaluar. Ata u ofrojnë banesat e tyre pushuesve me 5 mijë apo 10 mijë lekë më pak, pasi viti i kaluar ishte një 'shuplakë' për ta", - thotë një prej pronarëve të shtëpive turistike.
(d.b/GSH/BalkanWeb)