E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministria e Financave përgënjeshtron PS-në: Të ardhurat për 5 mujorin e parë të 2010-ës janë 15% më të larta se e njëjta periudhë e një viti më parë

Zv/ministri i Financave, Nezir Haldeda, konsideroi sot si të pavërteta pretendimet e kreut të opozitës në lidhje me situatën ekonomike në vend. “Disa nga treguesit realë të ekonomisë shqiptare, Edi Rama kërkon t’i nxije, të ndryshojë në opinionin publik realitetin dhe të përcjellë tek ta krizën që ekziston tek opozita dhe kreu i saj”- u shpreh zv/ministri i Financave. Në bazë të të dhënave më të fundit të ekonomisë shqiptare, Haldeda konfirmoi se duke krahasuar muajin Maj 2010 me muajin Maj 2009 volumet janë: 4.1 miliard lekë dhe 3.7 miliard lekë ose 10.3% me shume se i njejti muaj i vitit të kaluar. Importet gjithsej: Në Maj 2010 janë 33.3 miliard lekë, ne Maj 2009 janë 32.5 miliard lekë ose 2.5% me shumë. Të ardhurat nga importet: Maj 2010 janë 10.2 miliard lekë, Maj 2009 janë 8.8 miliard lekë ose 15.3% më shumë, ose 3% më shumë se programi"- u shpreh zv/ministri Haldeda.


Shifrat e eksporteve:


Eksportet e mallrave shqiptare për 5 mujorin e vitit të vazhdim janë 821 mijë ton mallra të vlerësuar në 30.2 miliard lekë. E njejta periushë e vitit të kaluar është 463 mijë ton ose 11.6 miliard lekë. Ku reflektohet një rritje prej mbi 77% në volum dhe 2.6 herë më shumë në lekë.


Eksporti i energjise elektrike:


Për 5 mujorin e vitit 2010 është 7.6 miliard leke, krahasuar më 1.2 miliard lekë të të njëjtës periudhë të vitit të kaluar ose 6.3 herë më shumë.


Rieksportimet (prodhimet e manifakturës):


Për 5 mujori 2010 është 106 mijë ton vlerësuar në 35 miliard lekë, e njëjta periudhë e vitit të kaluar kishte volumin 45.9 mijë ton e vlerësuar në 26.5 miliard lekë, ku duket një rritje prej 2.3 herë në volum dhe 1.3 hërë në lekë.


Totali i eksporteve gjithsej:


Për 5 mujorin e këtij viti llogaritet 72.8 miliard lekë, kur 5 mujori i vitit të kaluar ishte 39.3 miliard lekë duke demontruar një rritje prej 85 %.


Shifrat e dhëna më lart janë trasparente. Gjithashtu theksoj se këto shifra vijnë nga institucione të specializuara dhe certifikuara të fushës. Përsa i përket prentedimeve për rëndimin e ekonomisë së familjeve shqiptare nga disa ndryshime të bëra së fundi në ligjin “Për Akcizat”, theksoj se këto pretendime janë të pabaza pasi jo vetëm që nuk prekin jetën e qytetarëve por përkundrazi ndryshimi i ligjit “Për Akcizat” reflekton disa ulje në disa produketeve që janë pjesë e konsumit familjar. Gjithashtu këto ndryshime kanë synim të mbrojnë jetën dhe ambientin e qytetarëve, kjo tregohet tek ndryshimet që u janë bërë akcizave të disa produkteve me përmbajtje kimike dhe të përdorura. Këto ndryshime janë në përputhje të plotë me përafrimin e legjislacionit tonë me atë europian si dhe rritin konkurueshmërinë në rajon. Ndyshimet e bëra në kuadrin rregullator fiskal të viteve të qeverisjes së kesaj mazhorance kanë patur në bazë filozofine pro-biznes dhe nuk është e tepër ti përsërisim uljen me 2.5 herë të tatimit mbi fitimin, uljen me 2.3 herë të tatimit mbi të ardhurat, ulejen 2 herë të taksës e punës, hoqëm 26 taksa nacionale dhe të tjera ndërhyrje ligjore që kanë qenë të nevojshme për të siguruar stabilitet makro ekonomik, rritje të vazhdueshme ekonomike dhe përafrim të legjislacionit tonë me atë të BE.


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›