E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paralizë totale e trafikut në kryeqytet, Edi Rama vazhdon talljen me qytetarët

Radhë të gjata automjetesh janë shënuar dhe sot në të gjithë rrugët hyrëse të kryeqytetit, për në sheshin qendror “Skënderbej”, i bllokuar prej 3 ditësh. Tashmë është e qartë se ky tmerr do vazhdoj për ditë të tëra, për të mos thënë edhe muaj, përsa kohë institucioni kryesor, Bashkia, nuk ka asnjë projekt për menaxhimin e trafikut


Për të tretën ditë me radhë Bashkia e Tiranës vijon eksperimentin absurd të bllokimit të trafikut në qendër të kryeqytetit, duke e devijuar atë në disa rrugica të ngushta të disa prej lagjeve të metropolit. Edhe gjatë ditës së sotme është përsëritur i njëjti skenar, ku drejtueseve të automjeteve iu janë dashur me dhjetra minuta për të përshkuar vetëm pak metra rrugë. Dhe kjo për shkak se eksperimenti i bashkisë për derdhjen e gjithë trafikut të rrugëve hyrëse për në sheshin ‘Skënderbej”, vetëm në rrugën që lidh Bankën e Shqipërisë me Gjykatën e Lartë vazhdon prej 4 ditësh. Qytetarët ankohen se përveç lodhjes mendore e stresit të krijuar nga kaosi i lëvizjes në çdo orë të ditës nëpër rrugët e kryeqytetit, po përballen dhe me vështirësi ekonomike. Sorrollatjet për shkak të devijimit të lëvizjes dhe qendrimi i gjatë në rradhët e pafundme të makinave në trafik, ka shtuar sasinë e karburantit që konsumojnë automjetet e tyre dhe që me rritjen e çmimit të naftës dhe benzinës, i ka vendosur në vështirësi financat e familjeve të kryeqytetasve. E në këtë zallamahi kryeqytetase, nervozizmi sa vjen e rritet mes drejtuesve të automjeteve. “Statistikat” flasin për shtim të sherreve momentale mes drejtueseve të automjeteve, të cilët nga ngarkesa e madhe psikologjike e krijuar nga pamundësia e lëvizjes normale me makinë, i shfryjnë nervat e tyre tek njëri-tjetri. Trafiku i rënduar në këto akse jo vetëm që ka bllokuar totalisht lëvizjen e automjeteve, por dhe lëvizjen normale të kalimtarëve të cilët e kanë të pamundur të kalojnë nga njëri trotuar në tjetri.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›