E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Jashtme dënon me forcë përdorimin e lëndëve helmuese luftarake kundër popullsisë civile në Siri

27-08-2013 / Gazeta 55

Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë ndjek me shqetësim përkeqësimin e situatës në Siri, veçanërisht pas ngjarjeve të ditëve të fundit, ku raportohet të jenë përdorur lëndë helmuese luftarake kundër popullsisë civile në kryeqytetin e vendit, Damask.  Ministria e Punëve të Jashtme dënon me forcë përdorimin e lëndëve helmuese luftarake kundër popullsisë civile dhe i bashkohet komunitetit ndërkombëtar që kërkon një veprim të menjëhershëm dhe të vendosur ndaj këtij akti të paprecedent dhe gjetjen e autorëve që kanë urdhëruar dhe realizuar veprime të tilla barbare, të cilësuara si krime kundër njerëzimit.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›