E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fokus/Pse mungoi kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika tek Konferenca e Ramës?

27-08-2013 / Gazeta 55

Cjapi nuk shkon tek kasapi. Në ditën e parë të konferencës “Shqipëria, gjenerata e re” të organizuar nga Partia Socialiste merrnin pjesë ministra në ardhje, deputetë, disa kryebashkiakë të bashkive të mëdha të vendit dhe ca komunarë. Syri të kapte Niko Peleshin dhe Qazim Sejdinin, Artan Shkëmbin, por jo kryebashkiakun e Vlorës, Shpëtim Gjika, të akuzuarin e madh të fushatës stop-rrënimit të Edi Ramës. Pritet që Shpëtim Gjika të jetë “koka e turkut” për të  përligjur direkt masterplanin 2K të Koços që parashikon ndërtimin e resorteve dhe pallateve me bekimin e tij dhe shkatërrimin përfundimtar të bregdetit. Kjo do të jetë edhe baza e operimit pas shtatorit, por gjithnjë në fokus dhe interes të klientëve të rinj, do të jetë e gjitha vija bregdetare nga Shëngjini deri në Sarandë. Aty dihet tashmë se llogaritë ekonomike bëhen me laps në dorë dhe për këtë s’ka pikë dyshimi. Nuk është nismë për të vënë dhe zbatuar ligj. Por, është një nismë pas së cilës fshihen interesa të mëdha financiare; fshihen hotele luksoze; resorte dhe fshatra turistikë. Ideja është e qartë. Rama dhe Co. duan të rrafshojnë çdo ndërtesë që ekziston sot në të gjithë vijën bregdetare dhe ngritjen atje të hoteleve dhe fshatrave turistikë, në bashkëpunim me biznesmenë të fuqishëm pranë PS-së. Ai që fshihet është plani i hoteleve dhe resorteve gjigante. Nuk fakti që Shpëtim Gjika ka dalë kundër këtij plani, thjesht ai nuk do të menaxhojë projektin më të madh të grabitjes së pronës publike. Për të përligjur në sytë e botës këtë projekt të fshehur Edi Rama po përdor gjoja ekspertë të huaj që japin një mendim, jo domosdoshmëri të saktë, por që atij i vlen si një certifikim i huaj dhe si bekim për të nisur shkatërrim-ndërtimin.  Një këtyre ekspertëve është holandezi Vili Masin, i cili ka punuar më parë me Edi Ramën, për ta bërë Tiranë kësisoj të pabanueshme. 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›