Të huajt nuk thanë asgjë të re, duhet bashkëpunim me ekspertët vendas
27-08-2013 / Gazeta 55
Reagojnë ekspertët shqiptarë
Trajtimin e territorit në krye të axhendës politike të qeverisë së re sipas urbanistit Dritan Shutina është një hap pozitiv, por specialistët e huaj nuk thanë asgjë të re. Të huajt rinënvizuan të njëjtat sfida, ndaj dhe mbetet i domosdoshëm bashkëpunimi me ekspertët vendas. Flitet për emergjencë, por është i paqartë roli që do të ketë Agjencia për Zhvillimin e Bregdetit. Impakti social që do të pasojë prishjen e qindra ndërtimeve pa leje duhet të mirëmenaxhohet, sipas Shutinës. Të ndërtohet mbi atë çfarë është bërë. Mbi një filozofi të tillë urbanisti Shutina ecën edhe kur shprehet për planin urbanistik të kryeqytetit.