Nishani Qeveria e pakenaqur me prokurorine
Ministri i Brendshem Bujar Nishani i bëri thirrje prokurorisë të tregohet më e përgjegjëshme në angazhimin e saj kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit. Lufta ndaj këtyre fenomeneve sqaroi Nishani është prioritet i Ministrisë së Brendshme, si detyrim edhe në përmbushje të kërkesave të Bashkimit Europian para dhe pas liberalizimit të vizave. Sipas ministrit Nishani, shembulli pozitiv i taks-forcave të përbashkëta duhet të shtrihen edhe jashtë kuadrit të tyre.
Në të njëjtën periudhë të një viti më parë qytetarët shqiptarë dhe qeveria po prisnin me ankth lajmet që do të vinin nga vjeshta nga Brukseli, nëse do t’i hapej dritë jeshile lëvizjes së lirë të shqiptarëve bënë hapësirën Shengen. 9 muaj pas shndërrimit në realitet të kësaj ëndëre, autoritetet shqiptare nuk mund të shprehin vecse mirënjohje ndaj qytetarëve që respektuan detyrimet që rrjedhin nga heqja e vizave.
Ministri i Brendshëm bëri të ditur se vijon po me aq intensitet fushata e informimit ndaj qytetarëve për rregullat që duhet të respektojnë, ashtu si dhe avancimin në fushën e të drejtave të njeriut, respektimin e minoriteteve, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ishte përmbushja e këtyre kushteve që sic u shprehën autoritetet e BE-së bënë që Shqipëria të meritonte lëvizjen e lirë dhe sjellja e qytetarëve të këtij vendi përmbushi këtë vlerësim.