Hollande mbyll fushaten ne Paris

Fransua Hollande i ka dhënë fund fushatës së tij elektorale në Paris ku ka kujtuar fjalët e ish presidentit socialist Miteran për forcat e shpirtit që duhet të udhëheqin francezët drejt fitores. Ka qenë një fjalim prej fitimtari ai që përmbylli fushatën por që deri në fund ka konfirmuar mungesën e karizmës së kandidatit socialist, i cili ka dashur të shpalosë flamurin francez por duke gabuar drejtimin e erës ka ngatërruar cdo gjë. Kësaj here në skenë së bashku me Holande ka qenë dhe segolen Ruajal nëna e katër fëmijëve të tij, por gjithësesi në distancë. Sepse në krah të kandidatit ëshët partnerja e re. Toni i përdorur gjatë fjalimit është ai i një fitoreje që Holande do ta donte historike, jo vetëm me humbjen e Sarkozisë por me ëndrrën e një France ndryshe. Holande pretendon se ka fituar debatin televizib duke thënë se ndoshta duhet të kishte bërë dhe një tjetër. Por mbi të gjitha e mbyll fushatën ashtu si e ka nisur me thirrjet për një kandidaturë normale dhe me nëj presidencë normale. Dhe sigurisht Segolen Ruajal është akoma shumë e kërkuar nga mbështetësit, me Holande marrëdhëniet janë qetësuar dhe ai i ka premtuar presidencën e Asamblesë Kombëtare, rol prestigjioz, mbi të gjitha larg qeverisë. Më pas Hollande ndalon të flasë me gazetarët, dhe përsërit se nuk ka bërë asnjë marrëveshje me Bairu dhe se për atë nuk do të ketë asnjë post ministror.