Ministria e Kulturës kujtohet për Letërsinë

Kreu i kësaj ministrie, Aldo Bumçi u shpreh se financimet për librin zënë 20 % të buxhetit të kulturës dhe shtoi se ky takim duhet të fokusohet te autorët dhe te nxitja e leximit të letërsisë.
Gjatë takimit, ku shkrimtarë të ndryshëm shprehën problemet e tyre, u fol edhe në lidhje me mungesën e një rrjeti revistash apo gazetash letrare, mungesa e librit në rrethe, mungesa e bibliotekave të mëdha në vend, mungesa e një katalogu të librave që botohen, etj.
Shkrimtari dhe përkthyesi Agron Tufa tha se rrjeti i revistave apo gazetave kulturore do të sillte një peizazh të tendencave letrare dhe se dinamizmi i leximit nuk mund të mendohet pa një rrjet të tillë. Ndërsa Stefan Capaliku tha se shteti duhet të aplikojë bursa për shkrimtarët siç, ndodh në gjithë vendet e botës.
I pranishëm në takim, poeti Visar Zhiti theksoi se deri tani është bërë pak në drejtim të kujdesit për kulturën e gjuhës shqipe dhe promovimin e saj. Shefja e Departamentit të Letërsisë, Dhurata Shehri ngriti një tjetër problem, se si mund të nxitet leximi kur nuk ka statistika se sa lexohet, çfarë lexohet, cilat grupmosha, etj.
"Propozimi im është inicimi i një studimi i cili nga një anketim të kthehet më pas në një diskutim lidhur me të dhënat për të kuptuar cila letërsi preferohet, cilat tema, autorët, etj", tha Shehri. Mungesa e bashkëpunimit të MTKRS-së me Ministrinë e Arsimit është problemi tjetër që Shehri ngriti, duke shtuar se Politikat arsimore kanë çuar në këto të dhëna dhe duhen bërë politika të përbashkëta pasi edukata e leximit merret në shkollë./Start/
2011-12-12 17:13