Rrush dhe libra

Yet another leaden sky (Akoma një tjetër qille i zymtë) 19977-78; foto nga Francesca Woodman
Elsa Demo
Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi u takua dje në Bibliotekën Kombëtare me autorë, drejtues të institucioneve të librit dhe dijes nga të cilët ministri priti sugjerime për tri nxitje: lexueshmërinë, hyrjen e të rinjve në letërsi dhe botimin e veprave të ndaluara pas 1945-ës.
Institucioni qendror për politikën e librit në Shqipëri, nuk ka të dhëna për realitetin e leximit: çfarë lexohet, sa dhe kush lexon. Mungon ky monitorim real edhe për botimin, informacion që MTKRS duhet ta disponojë në një katalog kombëtar të botimeve. Konstatimet dhe sugjerimet e Stefan Çapalikut këto, ish-drejtor në drejtorinë e Librit në vitet dymijë, ishin të parat që ministri mbajti shënim. Dhurata Shehri, shefe e Departamentit të Letërsisë në Universitetin e Tiranës, i mbështeti me argumentin se informacioni për leximin, mund të vilet nga një anketim me studentët e letërsisë.
Në formën e studimit, të dhënat që dalin nga ky anketim, i shërbejnë ministrisë për të bërë politika jo më të verbra për nxitjen e lexueshmërisë.
Kjo ide i ka pëlqyer ministrit sepse e evidentoi në rezultatet e takimit, duke dhënë mesazhin që hartimi dhe përmbushja e kësaj ankete-studim duhet të fillojë menjëherë më 2012-ën. Kështu që trajtimi me efikasitet i fondit publik për librin është një proces më afatgjat.
Afatgjat nuk është zbatimi i disa parimeve. Është heqja dorë nga parimet me të cilat përdoret fondi publik për librin.
Të ftuarve në takim iu shërbye një listë e botimeve që ka mbështetur ministria e Kulturës në vitet 2006-2011. Vlera totale: 108.351.834 lekë. Është dhënë për librin për çdo vit, mesatarisht, 20 milionë lekë. Libri nënkupton që destinacion i parasë së ministrisë janë bibliotekat publike, çmimet kombëtare dhe jo kombëtare të letërsisë, revistat letrare, festivalet, panairet e librit, autorët… Sidomos autorët.
Për çështjen e parë të tryezës së rrumbullakët, nxitja e lexueshmërisë, sugjerimet, jashtë më shumë se brenda temës, ishin lloje-lloje.
Visar Zhiti është për nxitjen e botimeve shkencore gjuhësore, sepse gjuha tonë po bastardonetë. Edhe që në urat e mëdha mbi Lanë të ngrihen librari të vogla bukinistësh. Për sugjerimin e parë të pranishmit picërrojnë sot. Për të dytin aprovojnë: si bukinistët francezë…
Ardian Marashit i duket me vend që Ministria të mendojë forma inovative dhe origjinale për praninë e librit te lexuesi. Drejtor i Qendrës zëmadhe të Albanologjisë, ai përshëndet idenë e bukinistëve në urat e Lanës por shton: Ministria smund të zëvendësojë botuesit. Ministria smund të financojë njëqind për qind botimet.
Mund të quhet kritikë kjo? Çfarë kritike se! Të paktën Marashi i paska hedhur një sy listës së ministrisë, nga e cila po rimarrim jo një më një botimet e pesë viteve me financimet përkatëse, por shembujt që tregojnë sa i mbyllur, jo selektiv, monoton po edhe abuziv e i paprincipë është lëvrimi i fondit publik për librin:
Nga Liza te Harri Poter – 200 mijë lekë; Kadare – Gjeniu i letrave – 695 mijë lekë; Gjeniu i Kombit nga Uran Butka – 461 mijë lekë; Java e filmit Kadare – 60 mijë lekë; Kadare rreth Liqenit të Ohrit – 298 mijë lekë; Botimi Ëngjëjt e detit Jon N. Bjeshka – 260 mijë lekë; Monografia Skënderbeu hero modern – 140 mijë lekë; Panairi ndërkombëtar i librit Shkup – 270 mijë lekë; Panairi ndërkombëtar i librit Selanik – 480 mijë lekë; Panairi mbarëkombëtar Libri për të gjithë 1.5 milionë lekë; Monografi-album Sokrati i shekullit – 200 mijë lekë; Lufta civile në Shqipëri 1943-1945 nga Uran Butka – 536 mijë lekë; Vepra e Uran Butkës – 500 mijë lekë; Drejt ishullit të bibliotekës në anije (për fëmijë) – 600 mijë lekë; Gërsheti i prerë Vojsava Nelo – 200 mijë lekë; Miti i Haxhi Qamilit nga Uran Butka 560 mijë lekë; Panairi i Librit Tirana 2010 – 1.6 milionë lekë; Monografi e Muharrem Xhadikut nga Halil Rama – 570 mijë lekë; Panairi i Lajpcigut 1.7 milionë lekë; Masakra e Tivarit nga Uran Butka – 670 mijë lekë.
Autori Butka rri modestisht në një cep, me duart poshtë tavolinës sikur po mban urtë rekordet e privilegjeve politike dhe flet vetëm një herë, kur ia japin fjalën. Ai nuk kërkon asgjë. Madje është këshilltari i moçëm i librit në MTKRS Bardhyl Londo që kërkon në emër të tij. E kush më shumë se Mithat Frashëri do meritonte mbështetje për botimin e veprës së plotë në këtë 100-vjetor? Edhe njëherë para për Mithatin e Butkës.
Nuk është i vetmi Butka nga autorët e listës që këshillojnë ministrin. Këta më shumë komentojnë si tiu vijë. Deputetët nuk lexojnë, thotë Zija Çela. Ka blerës libri po ska lexues…, media është një rrezik komercial…, ska kritikë…, ska revista letrare…, shteti të bëjë më shumë…, po na mbysin mediokrit…, të botohet Fishta…, Lahuta… të botohet…, si libër audio.
Të gjithave iu jep përgjigje raporti që të pranishmit mbajnë në dorë. Askush smerret me të, sepse gjithkush e ka aneksuar realitetin publik si realitet personal, dhe çdo gjë tjetër që nuk do tua prekte atë kuzhinë intime, ia vlen ti sugjerohet ministrit të Kulturës. Sipas listës pesëvjeçare të fondit publik për librin, Zija Çela është financuar dy herë për librat e tij nga MKTRS me 450 mijë lekë për çdo rast (dhe nuk bën përjashtim nga autorët që mbajnë takime me gazetarët ditën që iu del libri, e kështu të dyja krahët fabrikojnë me të njëjtën energji).
MTKRS ka financuar rregullisht një revistë letrare si Mehr Licht, një festival poezie si Poeteka që gjithashtu nxjerr një revistë. Ato kanë hapësira (nëse jo do duhej ti kishin) për mendimin kritik letrar, promovimin e të rinjve. Sugjerimet për Gjergj Fishtën nuk marrin parasysh se në këto pesë vjet MTKRS ka mbështetur: provimin e botimit në anglisht të Lahutës së Malcis 147 mijë lekë; blerjen e të drejtës së autorit me recitime nga Lahuta e Malcis 125 mijë lekë; 100 vjet shkrime për Gjergj Fishtën – 300 mijë lekë, ekspozitë dokumentare për Fishtën – 500 mijë lekë.
Përse kjo punë nuk ka duk?
Për klasikë si Fishta, ministri dëgjoi shpjegimin e Dhurata Shehrit se 99% e letërsisë klasike shqipe janë botime jo kritike, pa stabilitet filologjik, askush se di cili është vullneti i autorit. Kjo vlen si për Naim Frashërin, për De Radën, Asdrenin, Mjedën, Fishtën etj.. Sipërmarrjet për botimin kritik të klasikëve smund të jenë projekte private.
Ministria vazhdon të financojë Bardha e Temalit e Pashko Vasës (e boton shtëpia e lashtë e shtetit Naim Frashjëri!), veprën e plotë të Lasgush Poradecit.
Kjo frymë diskutimi i jep tjetër drejtim çështjes së dytë: Çfarë do të bëhet me letërsinë që u shkrua por nuk u lejua të botohet pas vitit 1945? Kush merret me veprën e këtyre autorëve? Sa serioze janë botimet e deritanishme?
Visar Zhiti thotë që burgu nuk është vlerë letrare, por me ata autorë që u përndoqën duhet të bëhet ajo që bëri regjimi komunist me letërsinë e tij. Të futet në tekstet e shkollave letërsia më përfaqësuese e disidentëve dhe autorëve të ndaluar.
Fondi publik për librin ka financuar botime të kësaj natyre: Gjenocidi mbi elitën intelektuale të kombit Tomor Aliko – 250 mijë lekë; Kolana Ad Memorandum – 1.7 milionë lekë; Dosja e diktaturës e Pjetër Pepës – 300 mijë lekë, Promovimi i Dosjes së Diktaturës – 104 mijë lekë;