Kosova kërkonfundin e Rezolutës1244 të OKB
PRISHTINE- Pas vendimit të GJND-së për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, autoritetet në Prishtinë po kërkojnë përmbylljen e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Kosova është qeverisur mbi bazën e kësaj rezolute në 11 vitet e fundit. Udhëheqësit e institucioneve kosovare i kanë kërkuar zyrtarisht Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon, zëvendësimin e Rezolutës 1244. Ata argumentojnë se ajo nuk mund të funksionojë pas vendimit të GJND-së për Kosovën.
Kërkesa për zëvendësim të Rezolutës 1244 pasoi paraqitjen e një projekt rezolute të Serbisë, me të cilën kërkohet hapja e bisedimeve gjithëpërfshirëse me Kosovën, duke mos e përjashtuar këtu edhe statusin e saj. Por, autoritetet në Prishtinë thonë se diskutimet për statusin janë përmbyllur dhe se ndryshimi i Rezolutës 1244 është i domosdoshëm, marrë parasysh realitetin e krijuar me vendimin juridik për Kosovën.
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, ka deklaruar se një rezolutë e re duhet të miratojë mendimin e GJND-së. Zoti Hyseni tha se kjo rezolutë e re do ta ndihmonte vendin në rrugën e anëtarsimit në OKB. “Kërkesa për zëvendësimin e rezolutës 1244 është bërë në momentin krucial të zhvillimeve për Kosovën dhe rreth Kosovës në pajtim me strategjinë e qeverisë për daljen e vendit nga vëzhgimi dhe kontrolli ndërkombëtar”, tha ministri Hyseni.
Rezoluta 1244 e KS të OKB-së u miratua në qershor të vitit 1999, duke e vënë Kosovën nën kontrollin e Kombeve të Bashkuara. Rezoluta i ka hapur rrugën Kosovës deri në bisedimet për statusin përfundimtar, por ajo nga të dyja palët, Serbia dhe Kosova, është lexuar ndryshe. Autoritetet serbe e kanë cilësuar si akt të përkohshëm juridik, që do të mundësojë kthimin e Kosovës nën administrimin e tyre, ndërkohë që autoritetet në Prishtinë kanë vlerësuar se rezoluta nuk i ka ndaluar ato të shpallin pavarësinë e vendit.
Rezoluta, megjithatë, i ka rregulluar të gjitha çështjet e brendshme dhe të jashtme të Kosovës, duke i dhënë një fuqi ekzekutive shefit të misionit të OKB-së që nuk është shfrytëzuar deri në fund. Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, rezoluta nuk është zëvendësuar për faktin se vendi nuk është pranuar nga të gjitha vendet anëtare të OKB-së dhe vetë Këshilli i Sigurimit është ndarë në qëndrimet për pavarësimin e Kosovës.
(m.a/bbc/BalkanWeb)