E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministria e Mbrojtjes, kallezim penal per Erjon Bracen Eva Gjura

Ministria e Mbrojtjes ka dorezuar dje ne Prokurorine e Pergjithshme kallezimin penal ne emer te deputetit Erion Brace. Motivacioni i ketij kallezimi eshte nxjerrja e dokumenteve te klasifikuara sekret shteteror sipas ligjit perkates, si dhe disponimi i dokumenteve shteterore ne rruge te paligjshme. Njoftimi eshte bere i ditur ne faqen zyrtare te Ministrise se Mbrojtjes. Prej disa ditesh, ky institucion ka replikuar ashper me deputetin e PS-se Erjon Brace duke e akuzuar ate per pervetesim ne menyre te paligjshme te dokumenteve, te cilat perbejne sekret shteteror dhe publikimin e tyre. Edhe dje, zedhenesja e Ministrise se Mbrojtjes, Lorisa Ylli, ka deklaruar se deputeti Brace do te pergjigjet para ligjit per shpifjet e tij, sepse te gjitha procedurat e kryera nga Ministria e Mbrojtjes jane te rregullta dhe nuk ka asnje shkelje te ligjit. Sipas ministrise, marredheniet tregtare me shtetet jane bazuar ne procedura ligjore. "Seriali i shpifjeve te Partise Socialiste vijoi me manipulime dhe keqlexime shifrash te kontratave per shitjen e ligjshme te municioneve te teperta. Marredheniet e supozuara te Ministrise se Mbrojtjes me persona, te cileve nuk u dime as emrat, jane trillime dhe shpifje te uleta, te denja vetem per nje personazh qe ka per profesion mashtrimin publik", - thuhet ne deklaraten e bere nga zedhenesja e MM. Me tej, ajo sqaron se Ministria e Mbrojtjes ka marredhenie tregtare vetem me kompani dhe shtete te verifikuar sipas ligjeve dhe procedurave. Duke mohuar te gjitha akuzat e bera nga deputeti Brace dhe duke i cilesuar ato shpifje te uleta, zedhenesja e Ministrise se Mbrojtjes eshte shprehur se, "nuk ka marredhenie as personale, as institucionale me asnje nga personat e permendur. Ministri i Mbrojtjes garanton se qe nga koha e marrjes se detyres, asnje person i permendur nuk ka vizituar asnje ambient ushtarak te Forcave tona te Armatosura. Kjo eshte nje shpifje e ulet. Deputeti Brace, ne shperfillje te plote te ligjit, vijoi me publikimin e kontratave te ligjshme te Ministrise se Mbrojtjes. Sigurisht do te pergjigjet para ligjit per shkeljen ne flagrance te tij". Gjithashtu, ministria e Mbrojtjes ka bere te ditur se, ne pamundesi te publikimit te ketyre kontratave teresisht ligjore, per shkak te ligjit, garanton opinionin publik se shifrat e publikuara sot jane teresisht te manipuluara. Ministria e Mbrojtjes i ka kujtuar deputetit Brace dhe Partise Socialiste se duhet te kuptojne qe kontratat ndermjet Ministrise se Mbrojtjes dhe kompanive tregtare nuk mund te perfliten neper konferenca shtypi apo faqe gazetash. Ministria e Mbrojtjes eshte e gatshme te informoje Komisionin e Sigurise Kombetare ne Parlament, me dyer te mbyllura, sic e kerkon dhe procedura.

"Marredheniet tregtare me shtetet, bazuar ne procedura ligjore"

Ministria e Mbrojtjes ka deklaruar se tregtia e ligjshme e municioneve bazohet ne cmime baze fikse. Sipas saj, cdo shitje me cmim me te lart se cmimi baze, eshte vlere e shtuar. "Zoti Brace ose nuk di te lexoje shifrat ose genjen. Cmimet e shitjes se municioneve jane rritur gjate periudhes ne fjale, pavaresisht amortizimit te tyre nga koha. Ministria e Mbrojtjes ka arritur te shese edhe gryka zjarri qe jane skrap, kurse pjesa e mbetur e tyre eshte shitur si skrap", - thuhet ne deklaraten e MM. Sipas dikasterit te mbrojtjes, shpifja tjeter e radhes se municionet e shitura mund te shiteshin me cmim me te larte si nenprodukte pas demontimit, eshte qesharake. Ministria e Mbrojtjes ka ngritur nje bord te posacem me pjesemarrje te gjere, i cili ben analizen e kostos se demontimit dhe cdo shitje qe kryhet bazohet mbi nje analize financiare te detajuar. Per me teper, asgjesimi i municioneve ka nje kosto shume te larte, ate te rrezikut per jeten e personelit te angazhuar ne kete proces jetik per vendin.

Brace: Imami favorizoi Serbine ne cmimin e armeve

Deputeti i PS, Erion Brace ka vijuar edhe dje akuzat ndaj ministrit te Mbrojtjes, Arben Imami. Gjate nje dalje publike, ai ka nxjerre te tjera dokumente qe tregonin favorizimin qe kjo ministri i bente kompanive serbe "Montenegro Defence Industry" dhe "Unimesko" ne cmimin, me te cilin iu shiste municione. Brace shtoi edhe njehere se prapa ketyre kompanive fshihet Sllobodan Tesic, emri i te cilit, sic tha deputeti, gjendjet ne listen e zeze te OKB. Brace tha se ketyre kompanive i eshte shitur me cmim me te ulet qe nga tritoli, ekzogjeni e deri tek mortajat e kalibrit te ndryshem. Brace tha se diferencat ne cmim shkojne ne dem te buxhetit te shtetit. Sipas tij, 40% e vleres se shitjes se produktit, shkon si fitim per klientet e Imamit. "Ministria e Mbrojtjes i shet mortajat 60 mm, 200 dollare per cope, te njejtin produkt ia shiti "Montenegro Defence Industry" per 180 dollar. Ku shkojne diferencat ne xhepin e kujt? Mortajat 180 mm, Ministria e Mbrojtjes i shet me 300 dollare, ndersa po kesaj firme ia ka shitur me 230 dollare, duke e favorizuar ne cmim", - u shpreh Brace.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›