Ministria e Mjedisit përshëndet importin e plehrave

Pas miratimit vetëm nga mazhoranca të ligjit për “Menaxhimin e Integruar te Mbetjeve", kjo ministri siguron se importi i plehrave nuk ka qëllime mafioze.
“Nuk është ligji i importit të mbetjeve dhe as nuk ka për qëllim të lejojë importin e mbetjeve. Rruga e importit të mbetjeve është e hapur që prej vitit 2003, ndaj dhe qeveria nuk do të kishte asnjë nevojë ta risillte në vëmendje nëse do të kishte mendime dhe qëllime mafioze”, tha dje zv/ministri Taulant Bino.
Ligji, sipas tij, ndalon importin e mbetjeve të rrezikshme dhe importi i mbetjeve jo të rrezikshme më qëllim ruajtjen ose asgjesimin. Ky ligj përputhet plotesisht me Direktivën Kuadër Europiane për Mbetjet, të miratuar nga vetë Parlamenti dhe Keshilli Europian në vitin 2008.
Në ndryshim nga ligji i mëparshëm, ky ligj hap tashmë rrugën për trajtimin e duhur e përfundimtar të të gjitha rrymave të mbetjeve, si ambalazhet dhe mbetjet nga ambalazhet, ku përfshihet dhe plastika, mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike, mbetjet nga makinat në fund të jetës apo ndryshe nga makinat e hedhura, etj./S.Ll/Start/
2011-09-24 08:39