E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lista e dytë e fituesve në universitete, datat dhe dokumentet

Dy ditë më parë u publikua lista e dytë e fituesve, ndërsa regjistrimet kryhen nga dita e hënë deri më datë 30 shtator, duke nisur nga ora 08.00- 18.00 pranë sekretarive të çdo fakulteti.

Maturantët që në listën përfundimtare të publikuar në website e MASH-it nuk kanë lëvizur në preferencë më të lartë, mbeten të regjistruar në programin e studimit ku janë shpallur fitues në listën paraprake, pa patur nevojën të riregjistrohen.

Maturantët që në listën përfundimtare janë ngjitur në një preferencë më të lartë duhet të kryejnë veprimet e mëposhtme:
Të paraqiten në fakultetin ku kanë kryer regjistrimin paraprak për të tërhequr dokumentet  dhe duhet të regjistrohen në fakultetit ku janë shpallur fitues në listën përfundimtare në programin e studimit përkatës. Kjo kategori maturantësh nuk kanë nevojë të kryejnë pagesën e tarifës së regjistrimit.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës thekson se maturantët fitues në një preferencë më të lartë duhet detyrimisht të regjistrohen në preferencën fituese të shpallur në listën përfundimtare, në të kundërt humbasin të drejtën e studimit në IALP.

Maturantët e shpallur fitues për herë të parë në këtë fazë konkurrimi duhet të paraqesin pranë sekretarive mësimore të fakulteteve dokumentet e mëposhtme:
1. Diplomë e Maturës Shtetërore së bashku me listën e notave.. Për maturantët që kanë përfunduar shkollën e mesme përpara vitit 2011, Dëftesë Pjekurie. Në mungesë të origjinalit, vërtetim me listë notash me fotografi, ose dokument me fotografi i lëshuar nga Arkivi i Shtetit me notat përkatëse të nënshkruara nga drejtori i shkollës dhe nga drejtori i Drejtorisë Arsimore Rajonale/Zyrës Arsimore)
2. Dokument identifikimi(letërnjoftim ID, pasaportë) dhe fotokopje të tij. Në dosje mbahet vetëm fotokopja e dokumentit të identifikimit:
3. 2 fotografi
4. Mandat i arkëtuar i tarifës së regjistrimit në zyrat e Postës Shqiptare
   prej 1.550 lekë për llogari të universitetit ku është shpallur fitues.

/S.Ll/Start/

                                                                                             2011-09-24 09:10
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›