Kriteret e transferimit në degë dhe universitete të tjera
Ministria e Arsimit dhe e Shkencës ka bërë publik udhëzimin për transferimin nga një degë studimi në një tjetër ose nga një universitet i huaj, privat ose publik në një universitet publik të arsimit të lartë. Udhëzimi parashikon se të gjithë studentët kanë të drejtë të transferojnë studimet e tyre, pavarësisht se në cilin universitet janë duke i kryer aktualisht. Kriteri i vetëm i përcaktuar është që të kenë marrë 30 kredite në sistemin aktual.
Aplikimi
Kriteret vendosen nga vetë universitetet, sipas udhëzimit të ministrit, të cilat përzgjedhin edhe fituesit. Udhëzimi parashikon se për këtë arsye ngrihen komisione të posaçme të përbëra nga pedagogë.
“Njësitë kryesore të institucioneve publike pritëse të arsimit të lartë ngrenë komisione ad hoc të transferimeve me anëtarë të personelit akademik për të bërë përzgjedhjen e kandidatëve në përputhje me kriteret e vendosura, si edhe njohjen e plotë ose të pjesshme të krediteve të fituara prej tyre në programet apo vitet e mëparshme të studimit.
“Transferimi kryhet si transferim i vitit akademik dhe josemestral”, - përcakton udhëzimi i ministrit Beja.
Ndërkohë, aplikimi bëhet në fakultete, ku studenti duhet të dorëzojë dosjen e plotë me dokumentet e kërkuara, së bashku me një kërkesë për transferimin e studimeve.
“Aplikimi për transferim bëhet pranë njësive kryesore të institucioneve të arsimit të lartë, brenda afateve kohore të përcaktuara dhe të bëra publike nga institucionet e arsimit të lartë dhe shoqërohet me kërkesë për transferim; formularin tip, të hartuar dhe të publikuar nga institucionet e arsimit të lartë, të plotësuar; përmbajtjen e programit të studimit, listën e lëndëve, të krediteve dhe të notave të fituara pranë institucionit të arsimit të lartë përkatës”, - përcakton udhëzimi.
Kriteret
Kuotat e transferimeve do të përcaktohen nga Këshilli i Ministrave dhe nga Ministria e Arsimit, ndërkohë që universitetet do përcaktojnë kriteret dhe do përzgjedhin fituesit.
“Transferimi i studimeve bëhet në përputhshmëri me numrin e kuotave, të cilat jepen për transferime studentësh nga Këshilli i Ministrave për çdo vit akademik, të detajuara këto në urdhrin e Ministrit të Arsimit dhe të shkencës për shpërndarjen e këtyre kuotave”, - përcakton udhëzimi.
Për t`u transferuar nevojiten të paktën 30 kredite, të marra në programin e mëparshëm të studimit dhe të njohura si të vlefshme nga komisioni i posaçëm.
“Studentët që transferojnë studimet midis programeve të ciklit të parë kërkohet që të kenë marrë të paktën 30 kredite në disiplina që përfshihen në “disiplina të formimit të përgjithshëm” dhe në “disiplina të formimit karakterizues”, në programet që ata kanë studiuar. Nga rregulli i parashikuar bëhet përjashtim për studentët që transferohen brenda programeve të të njëjtit cikël, nga studimi me kohë të plotë, në studimin me kohë të pjesshme”, - përcakton udhëzimi.
Datat e nisjes së transferimeve do të përcaktohet nga vetë universitetet.
Dokumentet e aplikimit
Kërkesë për transferim
Formulari tip, i hartuar nga universitetet, i plotësuar
Përmbajtjen e programit të studimit, listën e lëndëve, të krediteve dhe të notave të fituara në universitetin përkatës
Çekia
3 bursa për master dhe doktoraturë
Qeveria e Republikës së Çekisë, në kuadrin e bashkëpunimit ndërkombëtar për zhvillim, ofron për shtetasit shqiptarë tre bursa për studime të nivelit master ose doktoraturë në universitetet publike çeke, për vitin akademik 2009-2010, bëri të ditur të enjten Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Sipas saj, programet e studimit për master ose doktoraturë do të zhvillohen në gjuhën angleze dhe do të jenë në fushat e bujqësisë, ekonomisë dhe biznesit, informatikës dhe inxhinierisë civile. Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë në MASH ka publikuar për të interesuarit mënyrën e aplikimit për të përfituar nga bursat çeke. Për programet e studimit të nivelit master dokumentet duhet të përfshijnë formularin e aplikimit me fotografi; kopjen e noterizuar të diplomës ose të ndonjë dokumenti të ngjashëm që vërteton mbarimin e programit të studimit të nivelit I të studimeve të larta; kopjen e noterizuar të suplementit të diplomës ose listën e leksioneve dhe listën e notave. Për programet e studimit për doktoraturë aplikanti duhet të dorëzojë formularin e aplikimit me fotografi, kopjen e noterizuar të diplomës ose të ndonjë dokumenti të ngjashëm që vërteton mbarimin e programit të studimit të nivelit master; kopjen e noterizuar të suplimentit të diplomës ose listën e leksioneve dhe listën e notave; listën e botimeve të artikujve të ndryshëm, të përkthyer në anglisht; një përmbledhje të çështjeve profesionale ku aplikanti synon të përqendrohet gjatë studimeve për doktoraturë, e përkthyer në anglisht; temën që mendohet të mbahet disertacioni. Afati i fundit për pranimin e dokumentacionit është data 09 dhjetor 2008. Mbas dorëzimit të dokumentacionit, aplikantët do të paraqiten pranë ambasadës çeke në Tiranë për të zhvilluar një testim lidhur me njohjen e gjuhës angleze.
Tiranë
Gati formulari për aftësimin e mësuesve
Drejtoria Arsimore Tiranë ka përgatitur formularin që duhet të plotësojnë mësuesit e arsimit parauniversitar, të cilët do t'i nënshtrohen atestimit, me synim kualifikimin në kategoritë e dytë, të tretë dhe të katërt.
Specialistët e Drejtorisë Arsimore në Tiranë sqaruan se të gjithë mësuesit që plotësojnë vjetërsinë e punës, sipas tri shkallëve të kualifikimit deri më 31 dhjetor të këtij viti, do t'i nënshtrohen një provimi për dijet e tyre. Ky proces do të zhvillohet pas udhëzimit që pritet të dalë nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës. “Atestimi do të jetë i vlefshëm vetëm për punonjësit që plotësojnë vjetërsinë në sistemin arsimor parauniversitar për vitin mësimor 2008-2009. Kualifikimi i punonjësve që kanë vjetërsinë e duhur në arsimin parauniversitar për vitin 2009, do të bëhet përmes provimeve dhe portofolit personal të zhvillimit profesional”, - bëjnë të ditur burime nga Drejtoria Arsimore. Sipas udhëzimit të MASH-it, në këto provime do të përfshihen punonjësit e sistemit të arsimit publik dhe jopublik me diplomë dhe pas diplome mësuesie.
Shkallët e karrierës së mësuesve janë me kohëzgjatje. Shkalla e tretë e karrierës përkon me kohëzgjatjen si arsimtar nga 5 deri në 9 vjet, shkalla e dytë e kualifikimit nga 10 deri në 19 vjet dhe shkalla e parë, nga 20 e më shumë vjet. Shtesa e pagës ndahet sipas kategorive. Ata mësues që bëjnë pjesë në shkallën e tretë do të përfitojnë 10 për qind shtesë mbi pagën. Mësuesit që marrin shkallën e dytë të kualifikimit përfitojnë po 10 për qind, ndërsa kategoria e parë merr 20 për qind shtesë mbi pagën.