Shqipëri-Itali bashkëpunojnë në sektorin e turizmit
Mes Italisë dhe Shqipërisë pritet bashkëpunim në sektorin e turizmit. Një model i integruar se si mund të zhvillohet turizmi në Shqipëri , u shpalos në takimin që u organizua në kuadër të javës së bashkëpunimit universitar , shkencor dhe teknologjik mes Italisë dhe Shqipërisë. Ky debat u fokusua në mundësitë që ofron Shqipëria për turizëm si dhe bashkëpunimi i këtyre dy shteteve në këtë sektor . Sipas përfaqëuesit të Ambasadës Italiane ,Adriano Cani, Arkeologjia , peizazhi i bukur i Shqipërisë ,shtrirja gjeografike , dhe mundësitë e zhvillimit të turizmit malor në Alpet shqiptare , ishin pikat kryesore që në Shqipëri duhet të mbajnë turizëm të qëndrueshëm .