E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Punës, ligj për biznese sociale për punësimin e shtresave vulnerabël

Për herë të parë dhe Shqipëria do të ketë ndërmarrje sociale. Një ligj, i cili ka nisur të hartohet nga strukturat e ministrisë së Punës në bashkëpunim me ekspertë italianë, parashikon që dhe Shqipëria, sikurse vendet e rajonit, të lejojë ngritjen e bizneseve dhe ndërmarrjeve sociale, të cilat do të ofrojnë shërbime për grupet në nevojë.

Në konferencën "Zhvillimi dhe Kohezioni Social", ministri i Punës, Spiro Ksera deklaroi ditën e djeshme se ngritja e ndërmarrjeve sociale do të favorizojë hyrjen në punë të grupeve në nevojë përmes prodhimit të mirave dhe shërbimeve me dobi sociale dhe interes kolektiv. Ligji do të krijojë kushtet e nevojshme për të inkurajuar iniciativa të zhvillimit të aktiviteteve prodhuese, me qëllim që të realizojnë të ardhura për të mbështetur shërbimet e tyre sociale. Fitimi është një mjet për të arritur objektivat sociale, që duhet të jetë pjesë e misionit për përfshirjen sociale, punësimin dhe riintegrimin e grupeve në nevojë, tha ministri Ksera.  Sipas tij, ndërmarrjet sociale janë një hap më përpara se OJF-të, jo vetëm në ofrimin e shërbimeve të ndryshme social-shëndetësore, por dhe në strukturë dhe menaxhim, që mund të lidhin kontrata me shtetin për menaxhimin e shërbimeve të ndryshme, duke garantuar cilësi më të lartë e kosto më të ulët për buxhetin e shtetit. Krijimin e kushteve të nevojshme për të inkurajuar iniciativa të zhvillimit të aktiviteteve prodhuese duke punësuar grupe dhe individë në vështirësi social-ekonomike. Ky është qëllimi i draft-ligjit që Ministria e Punës dhe  e Çështjeve Sociale po përgatit për krijimin e Ndërmarrjeve Sociale, të cilat pritet ti hapin  rrugë zbatimit të politikave aktive për mbështetjen e këtyre grupeve. Aktualisht  në  Evropë njihen tre tipologji të Ndërmarrjeve Sociale, si favorizimi i subjekteve me disavantazhe, ndërmarrje ku objektiv është prodhimi dhe sigurimi i shërbimeve me dobi sociale , si dhe ato që favorizojnë zhvillimin ekonomik në nivel lokal, nga përfshirja aktive e qytetarëve.

Last Updated on E Marte, 04 Maj 2010 21:06

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›