Indi, babai vret brutalisht beben e tij, se ishte vajzë
BANGALORE - Për një javë një foshnjë në Indi luftoi me vdekjen, por vetëm tre muajshe, Neha Afreen, nuk pati fat. Ajo që në fillim të jetës së saj aq të shkurtër, kishte qenë abuzuar nga i ati, sepse nuk lindi djalë...
Bebja vdiq nga arresti kardiak në një spital në qytetin Bangalore, në Bangladesh, ku u shtrua në spital më 5 prill me lëndime serioze në kokë, në qafë, ndërsa trupin e kishte plot me kafshime e gërvishtje.
Babai i saj, Umar Farooq akuzohet se i ka shkaktuar foshnjës lëndime trupore që çuan në vdekjen e saj, vetëm sepse ai donte një djalë. Edhe pse Afreen tregoi disa shenja përmirësimi të martën e kaluar, gjendja shëndetësore u përkeqësua papritmas.
Nëna 19 vjeçare fillimisht kishte patur frikë të denonconte bashkëshortin 37 vjecar, por përfundimisht iu tha autoriteteve se ai ka abuzuar me fëmijën që nga dita kur ka lindur.
Javën e kaluar ai u kthye në shtëpi i dehur. Pasi ai e goditi gruan e tij, sepse lindi vajzë dhe jo një djalë, ia zbrazi gjithë urrejtjen foshnjës së vogël. Pasi gruaja ra në gjumë, Farooq i vuri bebes një leckë në gojë për të parandaluar të qarat dhe e goditi me një objekt të fortë.
Kur natën nëna e re u zgjua dhe shkoi për të parë fëmijën, e gjeti atë në një gjendje shumë të rëndë me konvulsione e të vjella. Ajo informoi bashkëshortin e saj, i cili nuk tregoi asnjë interes dhe me ndihmën e fqinjëve të saj e dërgoi në spital.
Farooq kishte abuzuar edhe fëmijën dy herë në të kaluarën, por Reshma nuk tregoi për të shpëtuar martesën e saj. Njëherë ai e kishte kafshuar fëmijën ndërsa herën tjetër i kishte shuar cigaren në ballë dhe në trup. Pas vdekjes së foshnjës Farooq u arrestua dhe tani përballet me akuzat për vrasje.
Vrasja e fetusit-femër dhe e bebeve-vajza janë të zakonshme në Indi, madje edhe në shtresat më të larta të popullsisë që kanë një nivel arsimimi, sepse konsiderohen si një "peshë".
(a.jole/Balkanweb)