E Shtunë, 31 Tetor 2026

Samiti ekonomik Euro-Aziatik, Topi: Të ardhurat e Shqipërisë modeste

TURQI- Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bamir Topi vlerëson se Shqipëria radhitet si një prej vendeve me të ardhura modeste në Evropë në lidhje me treguesit madhor të të ardhurave.

Megjithatë gjatë fjalës së tij në samitin ekonomik Euro-Aziatikme temë “Uria, varfëria, papunësia”, të zhvilluar në qytetin bregdetar e portual të Turqisë, në Izmir kreu i shtetit theksoi se ekonomia e Shqipërisë është përmirësuar në mënyrë të dukshme gjatë dekadës së fundit dhe se përveç efekteve të krizës financiare globale, ekonomia e Shqipërisë ka performuar më mirë se sa vendet e tjera në rajon.
 
“Shqipëria radhitet si një prej vendeve me të ardhura modeste në Evropë në lidhje me treguesit madhor të të ardhurave, që ndihmohen nga të ardhurat e remitancave nga puna e madhe e shqiptarëve jashtë”, duke evidentuar se “remitancat deri tani kanë qenë një katalizator domethënës për rritjen ekonomike në Shqipëri, ku përqindja e papunësisë është luhatur në kufirin 13 për qind”,- theksoi Topi.

Ndëkohë duke i’u referuar samitit Topi tha se njerëzit e varfër ishin viktimat e para të krizës globale. “Viktima të pafajshme të krizës financiare dhe ekonomike globale ranë njerëzit me të ardhura të pakta ose pa të ardhura”,- theksoi Topi.

Presidenti shqiptar dha mesazhin e rëndësishëm se “ne duhet të përpiqemi më shumë që ta ndryshojmë të ardhmen e njerëzve që vuajnë nga uria dhe të keq ushqyerit, nga varfëria dhe papunësia sepse ndryshimi është ligj i jetës që kërkon ndryshimin e veprimeve tona për të ardhmen e afërt dhe më tej”.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›