E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherr në votimin e Cefës, Berisha-opozitës: Jua bëj si në 21 janar

TIRANE- Votimi i Elvis Cefës si anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë ka sjellë debate të ashpra mes deputetëve të Partisë Socialiste dhe atyre të Partisë Demokratike, për mënyrën e votimit me elektronikë të kundërshtuar nga deputetët e majtë.

Deputetët e majtë janë revoltuar duke u ngritur para foltores së Kuvendit për të kundërshtuar ndryshimin e mënyrës së votimit nga mazhoranca.

Në një video të publikuar në youtube shfaqet i revoltuar edhe kryeministri Berisha, i cili ju kujton deputetëve të majtë 21 janarin, duke iu drejtuar me shprehjen “E provove 21 janarin”, ndërsa deputeti Taulant Balla i është përgjigjur ta lëjë mënjanë 21 janarin.

Edhe pse video është amatore, dëgjohen shumë zëra njëkohësisht, ndërsa fjalë e kryeministrit me vështirësi, ai ju drejtohet deputetëve të opozitës me fjalët "E provuat më 21 janar, doni ta provoni përsëri. Këtu jam jua bëj prapë si më 21 janar".

LAJMI VIJON Lidhje te tjera VIDEO: Sherr në votimin e Cefës, Berisha-opozitës: Jua bëj si në 21 janar Topalli: PS dhunë të qëllimshme Parlamentit dhe shtetit ligjor Kuvendi zgjedh Cefën në vend të Spahiut në KLD. PS bojkotoi votimin

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›