E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Punes, ndihma ushqimore per 4800 familje

Ministria e Punes ka treguar se jane rreth 4800 familje te identifikuara deri tani ne zonat e permbytura dhe qe po marrin ndihma ne ushqime dhe qe kane gjetur strehim ne ambientet e vena ne dispozicion nga strukturat qeveritare. Ministria e Punes, se bashku me sherbimin social shteteror me grupet ne terren, po identifikon te gjitha nevojat, nderkohe qe ende mbetet problem ndihma per ata persona qe ende nuk jane evakuuar dhe vazhdojne te qendrojne mbi uje "Jemi ne nje situate emergjente. Te gjitha strukturat e Ministrise se Punes, kryesisht strukturat e sherbimit social shteteror, jane te angazhuara prane Shtabit te Emergjences dhe po ndihmojne ne terren. Kapacitetet e shtabeve te emergjences jane teresisht funksionale dhe nuk deri tani nuk ka pasur ankesa per mungese te ushqimeve apo per nevojat e para qe ata kane. Mbetet problem ndonje rast i vecuar ku kryefamiljaret te cilet nuk kane pranuar te levizin nga shtepite e tyre kerkojne here pas here ndihma te ndryshme per nevojat qe ata kane" shprehet Kleves Bitro, drejtor i kabinetit ne Ministrine e Punes Por. sipas perfaqesuesve te Ministrise se Punes, kjo eshte vetem ndihma per sa i takon situates se emergjences, pasi ne nje moment tjeter do te filloje dhe ndihma e post emergjences. Ministria e Financave, thote Bitro, ka filluar te merret me hartimin e nje plani per krijimin e nje fondi te vecante i cili do te perfshije cdo ministri. "Ne fazen e dyte te post-emergjences, mendoj se do te kemi nje pune me te madhe ku ne koordinim edhe me ministrine e Financave pasi te evidentohen rast pas rasti demet dhe nevojat e familjeve ne do t'i ndihmojme ato edhe ndihmat financiare perkatese",-tha Bitro. Ne zonat e permbytura jane ofruar prej disa ditesh ndihma dhe nga shtetet fqinje, ndihma keto qe do te vazhdojne deri ne kalimin e fazes se emergjences.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›