Hidink zgjidh kontraten me Rusine, gati per Juven
Ne nje kohe kur e ardhmja e Ciro Ferrares, po vihen gjithmone e me teper ne dyshim nga Rusia, vijne lajme te reja qe konfirmojne se Gus Hidink eshte trajner i lire dhe gati te marre drejtimin e Juventusit. Emri qe lakohej edhe me pare gjithmone e me shume per te marre drejtimin e bardhezinjve, ka shume mundesi per t'u ulur ne stolin bardhezi gjate javes ne vijim. Hidink nuk do te jete me trajner i Rusise dhe eshte ne kerkim te nje ekipi te ri. Federata Ruse e Futbollit dhe holandezi kane zgjidhur kontraten pas eliminimit, gje qe do te thote se bisedimet me bardhezinjte mund te konkretizohet, tani qe jane pjekur te gjitha kushtet. Pas humbjes 3-0 me Milanin dhe eliminimin nga "Champions", i vetmi objektiv per Ferraren eshte pjesemarrja ne "Champions", objektiv minimal. Hidink drejtoi Celsin gjate sezonit te kaluar dhe marreveshja me Roman Abramovic ishte e lehte, per faktin e miqesise qe e lidh me presidentin e bluve te Londres.