Ministria e Shëndetësise: Rama do sistemin shëndetësor komunist
TIRANË- Pas akuzave të kreut të opozitës Edi Rama, i cili në tryezën e PS për Shëndetësinë, e cilësoi kete te fundit si sistem të korruptuar, ndërkohë që Ministrinë e Shëndetësisë e quajti vegël në dorë të qeverisë për të krijuar koalicion, ka reaguar menjëherë Ministria perkatese.
Nëpërmjet zëdhënësen Elisa Demollari, Ministria e Shëndetësisë, i cilëson akuzat e kreut të opozitës shokuese, nderkohe qe akuzon kryesocialistin Rama se do te ktheje nje periudhe ku asnje nuk paguante per sherbimin e ofruar.
“Lajm që i shokoi të gjithë ishte që shqiptarët nuk do paguajnë shërbimet shëndetësorë si në kohën e komunizmit, reforma jonë është bazuar në asistencën e Bankës Botërore, OBSH etj. Ky kryetar që do rrokopujën nuk i do këto partnerë. Edhe kolegë të tij më parë kanë kontribuar në kohë. Shëndetësia shqiptare është përballur me probleme të shumta dhe kërkesën për shërbime dhe barna sa më të shumta”,- theksoi zëdhënësja e ministrisë.
Ministria e Shëndetësisë nënvizon se shëndetësia shqiptare nuk ka kredo politike, përvec atyre të reformave. Ndërkohë, që kujton se tashmë sistemi shëndetësor në vend përballet me cmime më të ulëta dhe paga më të mira për mjekët.
“Kreu i PS, ka ndërmen organizatën e tij të stërmadhe që krijoi në bashki. Cmimet e barnave janë më të ulta dhe në asnjë rast nuk kalon ato të BE. Pagat janë rritur cdo ditë. Spitalet e reja në Tiranë, Shkodër, Kavajë etj, përditë janë në përdorim të mjekëve dhe infermierëve. Shëndetësia do jetë e hapur dhe e bazuar në evidenca që sjell shërime të reja. Ruga e reformimit është e gjatë dhe sfidë që do shoqërohet me financim të madh”,- përfundon deklaratën e saj zëdhënësja e Ministrise së Shëndetësisë.
vijon