E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA nismë në Shqipëri ‘2012 orë kundër urrejtjes fetare’

TIRANE- Kundër urrejtjes fetare, antisemitizmit dhe gjithcka per një bashkëjetese të suksesshme fetare. Ky është thelbi i nismës “2012 orë kundër urrejtjes fetare”, që ka sjellë në vendin tonë përfaqësuese të SHBA-së.

Në një takim me studentët shqiptarë, përfaqësueset e Amerikës kanë promovuar permes deklarateve personale harmonine fetare, nje fushate sensibilizimi shtrire ne 193 vende te botes.

Ato kanë deklaruar se pas vrojtimeve të ndryshme është konstatuar një rritje e urrejtes me bazë fetare, ndërkohë që kanë përgëzuar rolin e Shqipërise në kuadër të kësaj bashkëjetese.

Përfaqësueset e SHBA njoftuan realizimin e një videoje ku kanë folur për Shqipërinë. “Ne nuk e kishim vizituar me parë, vetëm kishim lexuar historinë, ju shpëtuat cdo hebre që ishte strehuar dhe bëtë atë që ishte e drejtë dhe e nderueshme, kemi shkuar anekënd botës si ambasadorët tuaj jo zyrtarë”- thanë ato.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›