E Diel, 1 Nëntor 2026

EKSKLUZIVE NEWS24/ Roja i bankës: Ja si më plagosen gjatë grabitjes

TIRANË- Efektivi i policisë private Viron Toska, i cili u plagos në ambientet e bankës në Vlorë, ku shërben si punonjës policie gjendet i shtruar në spital me një plumb në këmbë. Ekskluzivisht për NEWS24 ai rrëfen castet e rrezikshme, ku është përplasur dhe është përballur me grabitësit e bankës.

“Isha në detyrën që më takon brenda në bankë, në momentin që erdhën grabitësit unë isha ulur dhe dëgjova një ulërimë, shtrihu, shtrihu, barkas, barkas, në këtë kohë u ngrita dhe instiktivisht i shtyva dorën. Grabitësi ishte i maskuar. Në këtë kohë më qëllon në këmbë. Bie në tokë dhe bie pa ndjenja. Plumbin e kam marrë në këmbën e majtë. Detyrimisht që ne do të zbatojmë rregullat, regullat dhe detyrat e kompanisë, Aulona Pol. Bëra me sa kisha mundësi, për neutralizmin e grabitësit. Me mua u përball vetëm një, nuk i mbaj mend”,- rrëfeu punonjësi i plagosur Viron Toska.

Ndërkaq, policia ka ndaluar sot për përfshirjen në ngjarjen e djeshme 26-vjecarin Krenar Shehaj, drejtuesi i mjetit me të cilin kanë udhëtuar 3 autorët, të cilët tentuan të grabisin bankën. Gjatë kontrollit në të u zbulua edhe një armë zjarri tip pistoletë, të cilën e mbante pa leje dhe po i nështrohet ekzaminimit nga ekspertë të balistikës për të përcaktuar nëse është përdorur gjatë tentativës për grabitje dhe plagosje të punonjësit të sigurisë së bankës.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb) Lidhje te tjera Grabitja e bankës në Vlorë, ndalohet një 26-vjeçar Tiranë, tentative vrasjeje ndaj 36 vjecarit, pronar i lloto sportit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›