E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vihen ne pranga dy persona per pastrim parash

Ne vijim te operacionit policor Clean diten e djeshme u arrestuan pronari i disa kompanive dhe punonjesit e nje tjetre te huaj nen akuzen e evazionit fiskal. Te arrestuarit jane Sokol Nasufi 49 vjec banues ne Tirane administrator i shoqerive Euro-Sped-TransChrom sh.p.k Euro-Trade Minerals Groupshpk si dhe Flaxhek sh.p.k dhe Elton Beqi 34 vjec banues ne Tirane punonjes ne nje kompani te huaj. Keta shtetas akuzohen per veprat penale te Pastrimit te produkteve te vepres penale si dhe Falsifikimit te dokumenteve te kryera ne bashkepunim me shtetasin Vaid Tarja i arrestuar me date 26.10.2011 nen akuzen e kryerjes se veprave penale te Shperdorimit te kompetencave Fshehjes se te ardhurave Mospagimi i taksave dhe tatimeve si dhe te Pastrimit te produkteve te vepres penale duke perfituar ne menyre te paligjshme nje shume te konsiderueshme prej 3.705.555 USD. Nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasit Sokol Nasufi dhe Elton Beqi ne bashkepunim me shtetasin Vaid Tarja kane kryer transaksione ne vlera te konsiderueshme te cilat nuk i kane deklaruar si dhe kane falsifikuar fatura tatimore me qellim shmangien e detyrimeve fiskale - behet e ditur nga Policia e Shtetit. Ne kuader te ketij operacioni eshte bere edhe sekuestrimi i pasurive te paluajtshme dhe i llogarive e depozitave bankare te shoqerive UampE Managemant sh.p.k me administrator shtetasin Vaid Tarja dhe Euro-Sped-TransChrom sh.p.k Euro-Trade Minerals Group sh.p.k Flaxhek sh.p.k me administrator shtetasin Sokol Nasufi si dhe i automjeteve ne pronesi te ketyre shoqerive. Po ashtu eshte kryer edhe sekuestrimi i cdo lloj llogarie bankare apo depozite bankare te shtetasve Vaid Tarja Sokol Nasufi dhe Elton Beqi. Jane sekuestruar gjithashtu dhe kuotat e pjesemarrjes si ortak te shtetasit Vaid Tarja ne shoqerite UampE Managemant sh.p.k ALBA-CLEAN sh.p.k dhe Silvio si dhe kuotat e pjesemarrjes si ortak te shtetasit Sokol Nasufi ne shoqerite Euro-Sped-TransChrom sh.p.k Euro-Trade Minerals Group sh.p.k dhe Flaxhek sh.p.k. Arrestimi i shtetasve Sokol Nasufi dhe Elton Beqi u be i mundur pas nje hetimi intensiv mjaft profesional si dhe nje sere veprimesh procedurale te kryera nga strukturat e Policise se Shtetit ne bashkepunim te ngushte me prokurorine. Operacioni per arrestimin e ketyre shtetasve u konkludua me sukses diten e djeshme ne qytetin e Tiranes nga nje operacion i perbashket i Drejtorise kunder Krimit Financiar dhe Drejtorise se Operacioneve Speciale ne Policine e Shtetit. Bazuar ne materialet e grumbulluara ne ngarkim te ketyre shtetasve Gjykata e Rrethit Gjyqesor Elbasan ka caktuar masen e sigurise Arrest ne burg. Menjehere me marrjen e ketij vendimi strukturat e Policise se Shtetit bene te mundur ekzekutimin e mases se vendosur duke kryer arrestimin e shtetasve Sokol Nasufi dhe Elton Beqi. Strukturat e Policise se Shtetit ne bashkepunim me prokurorine vazhdojne hetimet per vepren penale te pastrimit te parave.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›