E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tuna kopjon “The Pretty Reckless”

Nga Express më 07 korrik 2011 në ora 13:50

Këngëtarja nga Shkupi, Altuna Sejdiu – Tuna ka kopjuar një spot të huaj për spotin e këngës “Dyshemeja”. Kënga “Dyshemeja” e kompozuar vite më parë për këngëtaren nga Robert Bilbilov, me tekst të Aida Barakut, shoqërohet edhe me një klip po kaq fantastik të “Entermedia”.

Veçse klipi çalon në një pikë që është edhe shumë e rëndësishme: Është një klip i kopjuar. Nëse do të klikoni në youtube këngën “U Make me Wanna Die” të grupit “The Pretty Reckless”, do të shihni një ngjashmëri të jashtëzakonshme mes dy klipeve, madje edhe në aktrimin e dy protagonisteve të klipit.

Liderja e grupit “The Pretty Reckless”, Taylor Momsem në klip mban veshur një palë të brendshme, Tuna gjithashtu shfaqet në klip vetëm me një body dhe një tip xhakete të lehtë, të hedhur krahëve. Klipi “U Make me Wanna Die” u lansua një vit më parë dhe pati një sukses të jashtëzakonshëm. Rryma muzikore e grupit të ri amerikan është alternative.

Taylor, liderja e grupit, për të shkruar këngët e saj është frymëzuar nga legjendarët e muzikës alternative dhe rok si “Oasis”, “Led Zeppelin”, “The Who” “Pink Flloyd” etj, por asnjë nga klipet e saj nuk janë kopje të klipeve të emrave të mësipërm. Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për këngëtaren nga Tetova, e cila jo thjesht është frymëzuar nga klipi “U Wanna Make me Die”, por e ka kopjuar në një mënyrë të përsosur. (Bluetooth)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›