E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministria e Shendetesise prezanton udherrefyesin per kujdesin shendetesor paresor



Lizeta Duro - Ne te gjitha qendrat shendetesore duke filluar qe sot do te shperndahet udherrefyesi per kujdesin paresor. Autoriteti Shendetesor Rajonal i Tiranes ne bashkepunim me Ministrine e Shendetesise kane publikuar udherrefyesin per kujdesin shendetesor paresor per kryeqytetin. Tashme te gjithe qytetaret qe kerkojne nje sherbim shendetesor qofte edhe urgjent do te kene mundesi te orientohen dhe informohen nepermjet udherrefyesit se cfare sherbimi te kerkojne dhe ku duhet ta marrin ate. Udherrefyesi u prezantua ne prani te drejtuesve me te larte te Shendetesise si ministri i Shendetesise Petrit Vasili drejtoresha e Autoritetit Shendetesor Rajonal Liljana Romasacio drejtues te sistemit spitalor perfaqesues te Drejtorise se Shendetit Publik si dhe atij paresor ne Tirane.

Udherrefyesi
Ky udherrefyes eshte nder te parat dokumente qe i vijne ne ndihme qytetarit dhe mjekeve te sherbimit paresor. Pyetje elementare qe deri tani jane bere shkas per shume pakenaqesi per pacientet si Cilat jane te drejtat e pacienteve A mund ta nderroje mjekun familjar nje qytetar Ku mund te nxjerre nje libreze shendetesore nje pacient qe nuk eshte i siguruar Si mund te nderrosh mjekun e familjes Por edhe procedurat qe duhen ndjekur per te marre nje sherbim shendetesor te gjitha jane detaje tashme te mirepercaktuara ne kete udhezues qe mban iniciativen e Ministrise se Shendetesise dhe Autoritetit Shendetesor Rajonal te Tiranes. Sipas drejtoreshes se Autoritetit Shendetesor Rajonal Liljana Romasacio ky udhezues eshte botuar ne 200 kopje dhe ka filluar te shperndahet ne te gjitha qendrat shendetesore te Tiranes. Romasacio tha gjithashtu se qytetaret e kryeqytetit do te dine tashme se ku te drejtohen per cdo lloj problemi duke filluar nga ato me elementaret dhe deri te urgjencat shendetesore.

Ministri
Sipas ministrit te Shendetesise Petrit Vasili ky eshte nje projekt qe i sherben transparences dhe qe lufton informalitetin duke u dhene fund abuzimeve ne shendetesi. Absolutisht asnje sistem shendetesor nuk mund te kete nje jete te shendetshme nuk mund te kete nje popullsi qe jeton e shendetshme ne sistemin e saj shendetesor nese mjekesia familjare nuk do te ece mire - tha Vasili. Sipas ministrit eshte e drejta e cdo qytetari te informohet dhe te njohe sherbimet qe mund te marre dhe ato qe duhet te kerkoje. Udherrefyesi per here te pare sanksionon nje marredhenie krejtesisht te re. Te gjithe ata qe quhen aktore kyce te procesit nepermjet tij do te njohin veten do te njohin me se miri se cmund te bejne dhe se cmund te kerkojne. Cdo e drejte e tij ne sistem eshte e evidentuar dhe le nje gjurme ne sistem. Mund te themi qe transparenca ka fituar dukshem mbi informalitetin dhe ne menyre te padiskutueshme asnje pacient shqiptar nuk leviz me si me pare - tha Vasili.
Ky udherrefyes do tua lehtesoje shume punen qytetareve qe deri tani keto informacione i kane kerkuar ne ambulancat e lagjes apo ne qendrat me te aferta shendetesore.

Marreveshja studentet shqiptare do te kene mundesi te ndjekin cikle studimi mastera dhe doktoratura ne Universitetin e Varshaves
Universiteti i Tiranes nenshkroi nje marreveshje me Universitetin Publik te Varshaves. Sipas kesaj marreveshjeje studentet shqiptare qe kane studiuar apo vazhdojne studimet ne Universitetin e Tiranes do te kene mundesi qe te ndjekin cikle studimi mastera dhe doktoratura ne Universitetin Publik te Varshaves. Rektori i Universitetit te Tiranes Dhori Kule u shpreh se kjo marreveshje do te shtrihet ne ato cikle studimi ku te dyja vendet kane interes nderkohe qe prioritet do te jete edhe bashkepunimi ne kerkimin shkencor. Parashikojme qe studentet tane te UT-se te shkojne ne Universitetin e Varshaves sidomos ne ciklet e dyta dhe te treta te studimit master dhe doktorature ne fushat ku do te shohim interes reciprok - tha rektori i Universitetit te Tiranes Dhori Kule. Marreveshja e bashkepunimit u nenshkrua me rektoren e Universitetit te Varshaves. Rektorja tha se Polonia ashtu si Shqiperia ka nje sistem arsimor te ngjashem ne ciklet e studimit dhe kurrikulat. Pas nenshkrimit te marreveshjes do te jene fakultetet ato qe do te fillojne te aplikojne ne baze te kritereve qe duhet te ndiqen dhe qe jane parashikuar ne marreveshje per te perfituar nga marreveshja.

Bashkia shpall konkursin e hapur Nje shenje per Lord Bajronin

Bashkia e Tiranes ne bashkepunim me Shoqaten Shqiptare te Bajronit shpall nismen duke lancuar konkursin e hapur Nje shenje per Lord Bajronin ne Tirane. Konkursi eshte i hapur ne nder te Lord Bajronit per te gjithe ata qe ndiejne se mund te kontribuojne me idete dhe punen e tyre per nje shenje per Lord Bajronin. Organizatoret deshirojne te drejtojne thirrjen e tyre ndaj artisteve te rinj te arteve pamore si edhe arkitekteve te rinj studente apo te sapodiplomuar te cilet jane te lutur te kontribuojne me idete dhe krijimtarine e tyre. Vepra per Lord Bajronin duhet te jete nje veper e perbere. Shenja perfaqesuese e Bajronit duhet te derdhet ne bronz dhe do te vendoset ne hyrje te rruges qe mban emrin e tij. Sipas Bashkise se Tiranes ne hyrje te rruges Lord Bajron ne qender te Laprakes pas rehabilitimit te saj kohet e fundit eshte hapur nje shesh hapesire publike i gjere i cili eshte vleresuar nga specialistet urbaniste i pershtatshem per vendosjen e shenjes per Lord Bajronin. Vendosja e kesaj vepre ne shesh mbeshtet idene dhe vizionin e krijimit te nenqendrave urbane ne qytetin e Tiranes dhe do te shtoje listen e elementeve qe terheqin vemendje dhe turiste si vendas ashtu edhe te huaj. Kryetari i Bashkise se Tiranes Edi Rama i pranishem ne kete nisme shprehu mirenjohje per Shoqates Shqiptare te Bajronit per mundesine qe i dha Bashkise se Tiranes qe te beje dicka per te vleresuar dhe respektuar kete figure te rendesishme per historine. Do te doja te perfitoja nga ky rast per te folur per nje aspekt qe besoj se ka rendesi ne nje moment si ky. Vleresimi i figures dhe vepres se Bajronit me nje shenje ne kete qytet perben nje deshire qe eshte me shume se sa deshira e admiruesve te afert te projektit perben nje deshire qe eshte deshira jone qe ti bejme te pranishem ne hapesiren e ketij qyteti ata qe nuk jetojne me - tha Rama. Per kete konkurs fituesit do te perzgjidhen nga nje juri me 5 anetare dhe do te japin 3 cmime. a Cmimi per idene me te mire - 50 000 leke b Cmimi per vepren me te mire - 100 000 leke c Cmimi per mjedisin me te mire - 50 000 leke.

Sherbimi i ndermjetesimit sfide per shoqerine civile

TIRANE - Nisma e fondacionit Zgjidhja e Konflikteve Pajtimi i Mosmarreveshjeve per institucionalizimin e sherbimit te ndermjetesimit dhe per ndryshime ligjore ne Shqiperi eshte ne rezonance me ate qe sot konsiderohet si nje tendence europiane e zgjidhjes alternative te mosmarreveshjeve. I nisur ne fundin e vitit 2009 me mbeshtetjen dhe ne bashkepunim me IFC-ne dhe UNICEF-in ne partneritet me Komisionin Europian dhe SIDA kjo nisme eshte ne vazhdim te kontributit qe FZK-ja ka dhene nder vite per krijimin e infrastruktures ligjore per ngritjen dhe funksionimin e institucionit te ndermjetesimit ne zgjidhjen e konflikteve si nje alternative jashtegjyqesore qe u ofrohet paleve ne konflikt. Nisma per ndryshime ligjore ne fushen e ndermjetesimit eshte ne te njejten linje me programin e Ministrise se Drejtesise per ndryshme ne ligjin Per ndermjetesimin ne zgjidhjen e mosmarreveshjeve per ta bere ate te pajtueshem me instrumentet nderkombetare.
Po ashtu iniciativa per ndryshime shtate vjet pas hyrjes ne fuqi te ligjit ekzistues ndermerret pasi ne mjaft raste ne praktiken ndermjetesuese jane vene re mos harmonizime te ligjit ekzistues me legjislacionin ne pergjithesi dhe vecanerisht ate penal si dhe eshte konstatuar mungesa e mekanizimit realizues te ketij ligji. Devijimi i ceshtjeve vecanerisht per te miturit por jo vetem nga ndjekja penale dhe zbatimi i programeve te drejtesise restauruese eshte bere nje praktike e njohur ne Shqiperi dhe eshte vleresuar pozitivisht per ndikimin e saj. Nje model i tille u konsolidua permes projektit Drejtesia restauruese dhe ndermjetesimi viktime-kundervajtes per te miturit dhe te rinjte zbatuar nga FZK me mbeshtetjen e UNICEF dhe ne partneritet me KE dhe SIDA-n. Por zbatimi i projektit pilot nxori ne pah dhe disa pengesa per sa i perket procedures se transferimit te ceshtjeve penale nga institucionet ne sherbimin e ndermjetesimit. Se fundi zbatimi i projektit pilot Zgjidhja e konflikteve tregtare me ndermjetesim ne gjykate ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Durres krahas mundesive qe krijoi per aplikimin e ndermjetesimit nxori perseri ne pah ceshtjen e procedures se transferimit te ceshtjeve nga gjykata ne sherbimin e ndermjetesimit si dhe te rregullave qe duhet te ndiqen. FZK-ja ndermori nismen dhe organizoi gjate kesaj periudhe tre takime ku moren pjese perfaqesues nga Komisioni i Ligjeve i Kuvendit te Shqiperise Ministria e Drejtesise Prokuroria e Tiranes Shkolla e Magjistratures Komiteti Shqiptar i Helsinkit Fakulteti i Drejtesise Gjykata e Durresit Sherbimi i Proves IFC EURALIUS OSBE dhe USAID. Edhe pse diskutimet u orientuan ne trajtimin parimor te disa ceshtjeve kyce te ofrimit te sherbimit te ndermjetesimit ceshtje te debatueshme ne keto takime ishin edhe arsyet e amendimeve te propozuara nese duhet te behen amendime apo duhet konceptuar dhe prezantuar nje projektligj i ri per sherbimin e ndermjetesimit cilat duhet te jene subjektet qe duhet te ofrojne sherbimin e ndermjetesimit dhe cfare statusi duhet te kene private OJF te organizuara dhe mbeshtetura nga qeveria cilat do te duhet te ishin fushat ku mund te zbatohet sherbimi i ndermjetesimit cfare statusi duhet te kete ndermjetesi dhe cfare kriteresh duhet te plotesoje cili duhet te jete roli i Ministrise se Drejtesise ne raport me sherbimin e ndermjetesimit dhe a duhet ta kontrolloje dhe ta supervizoje cili duhet te jete roli i ministrise ne certifikimin e ndermjetesve a duhet te kete mbeshtetje per sherbimin e ndermjetesimit nga buxheti i shtetit etj. Nga diskutuesit u shpreh mendimi se ekziston ende nje mentalitet i tejkaluar sa i takon pranimit te sherbimit te ndermjetesimit dhe se kapercimi i tij duhet konsideruar si sfida e shoqerise civile. Per kete u sugjerua dhe perfshirja e ndermjetesimit si lende me zgjedhje ne Fakultetin e Drejtesise ne menyre qe juristet te kene informacionin baze per sherbimin e ndermjetesimit. Ne njejten kohe u theksua se ndermjetesimi si nje veprimtari jashtegjyqesore dhe alternative e zgjidhjes se konflikteve referuar eksperiences se FZK-se ne fushen e ofrimit te sherbimit te ndermjetesimit ne fushen civile familjare tregtare dhe ne ate penale vecanerisht per femijet ne konflikt me ligjin duhet te ushtrohet vetem nga profesioniste te licencuar te specializuar dhe te trajnuar vazhdimisht.

21 Tetor 2010

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›