Shperndarja e parave brenda muajit janar 2011
Anilejda Shembitraku
Shperndarja ka mundesi te filloje edhe brenda ketij muaji sic eshte marre angazhim nga ISSH-ja por do te permbyllet ne teresi brenda muajit janar 2011. Keshtu ka deklaruar ne nje interviste te dhene per gazeten Albania Mehdi Pogaci kryetar i Shoqates Kombetare te Ushtarakeve ne Rezerve te Shqiperise SHKURSH. Ai ka shpjeguar procedurat dhe dokumentacionin qe u duhet ushtarakeve dhe ka percaktuar kategorite qe nuk perfshihen ne kete vendim.
Pas hyrjes ne fuqi te VKM-se per pensionet suplementare te ushtarakeve kur pritet te filloje shperndarja e parave per kete
kategori
Lidhur me shperndarjen e pensioneve sipas VKM-se askush as ISSH-ja dhe as kush tjeter nuk ka thene qe do te shperndahen brenda muajit. Mendoj se ky operacion do te shkoje edhe ne muajin janar te vitit te ardhshem. Por ushtaraket qe perftojne nga ky vendim duhet te kujdesen dhe te pergatitin dokumentacionin perkates ne kohe. E theksova edhe me lart se shperndarja ka mundesi te filloje edhe brenda ketij muaji sic eshte marre angazhim nga ISSH-ja por do te permbyllet ne teresi brenda muajit janar 2011.
A mendoni se kjo VKM ka shperblyer te gjitha vuajtjet e ushtarakeve dhe perpjekjet e pafundme te SHKURSH-it
E thate edhe ju vete se perpjekjet e Shoqates Kombetare te Ushtarakeve ne Rezerve te Shqiperise dhe e te gjithe ushtarakeve ne teresi jane shumevjecare duke filluar nga 8 prilli i vitit 1996 kur kjo shoqate u krijua e ne vazhdim. Vulen e perpjekjeve te saj mbartin sot mjaft ligje per ushtaraket sic eshte dhe Statusi i Ushtarakut i nje niveli bashkekohor i krahasuar me ligje per Forcat e Armatosura te vendeve te tjera te NATO-s. Fatkeqesia qendron ne faktin se prej kohesh nuk jane ligjet qe mungojne por cilesia dhe shkalla e manget e zbatimit te tyre nga Ekzekutivi. Qeveria nuk i ka zbatuar vendimet e Gjykates Kushtetuese. Le te vijme tani te vendimi i fundit i qeverise ne zbatim te Ligjit Nr.10142. Kjo VKM megjithese eshte shtyre per me shume se nje vit e gjysme per shkak se ligji ishte ankimuar ne Gjykaten Kushtetuese dhe duhej te pasqyronte efektet e vendimit te kesaj gjykate perseri nuk ka marre asgje parasysh. Mosmarrja parasysh e vendimit te Gjykates Kushtetuese dhe mosreflektimi i tij ne vendimin e qeverise cenon te drejten e ushtarakeve ne rezerve por edhe te drejten e ushtarakeve aktive qe dalin cdo dite ne rezerve per pension te parakohshem. Dua te bej nje paranteze lidhur me te ashtuquajturin pension te parakohshem. Ky term eshte i gabuar edhe ligjerisht edhe financiarisht pasi nuk ka asnje lloj pensioni apo asistence ku te paguhen sigurimet shoqerore. Shteti per ushtaraket ne rezerve paguan sigurime shoqerore pra ajo pagese qe quhet pension i parakohshem nuk eshte gje tjeter pervecse page e pjesshme per shkak te nxjerrjes ne lirim te reformave etj. Si e tille ajo eshte gjithmone me e madhe se pensioni i pleqerise.
Si eshte bere perllogaritja e shumes qe do te perfitoje secili ushtarak ne rezerve A ka ndonje kategori qe perjashtohet nga pensioni
Perllogaritjen e pensioneve te kategorive qe perfitojne sipas VKM-se dhe Ligjit Nr. 10142 e shpjegova me lart. Gjithashtu theksova se kategoria qe nuk perfiton sipas vendimit te fundit te Gjykates Kushtetuese jane oficeret ne rezerve. Per kete kategori do te vazhdohet te kerkohet zbatimi i vendimit te Gjykates Kushtetuese por kush deshiron ka tashme nje rruge te sigurt ligjore per ta fituar pensionin sipas vendimit te Gjykates Kushtetuese duke hequr tavanin e vendosur me Ligjin Nr. 10142.
Me cfare dokumentesh duhet te paraqitet nje aplikues dhe ne cilin institucion
Lidhur me kete ISSH-ja ka dhene udhezimet perkatese ne deget e veta te sigurimeve shoqerore dhe ne dikasteret perkatese. Gjithashtu ka shperndare dhe ka botuar ne faqen e vet te internetit udhezimin dhe dokumentet qe nevojiten per cdo individ te cdo grupi perfitues sipas VKM-se. Kushdo mund ti gjeje ato dokumente aty si dhe te paraqitet e te mbaje lidhje me drejtorite apo deget e sigurimeve shoqerore si dhe me dikasteret perkatese si Ministria e Mbrojtjes Ministria e Puneve te Brendshme Sherbimi Informativ Shteteror etj.
SHKURSH
Jemi te pakenaqur nga vendimi i qeverise
Ne nuk jemi te kenaqur nga vendimi i qeverise pasi ai nuk zbaton vendimin e Gjykates Kushtetuese dhe per pasoje nuk reflekton efektet financiare qe rrjedhin prej tij. Kjo eshte nje nga ceshtjet me delikate pasi ka te beje direkt jo vetem me ushtaraket ne rezerve por edhe me ushtaraket aktive madhore te cilet vazhdimisht nxirren ne rezerve per shkak te reformave ne Forcat e Armatosura. E njejta gje mund te thuhet edhe per punonjesit e policise ne detyre per punonjesit e Sherbimit Informativ ne detyre etj. Ata e shikojne me preokupim te ardhmen e tyre pas daljes ne rezerve apo lirim dhe kjo cenon direkt elemente te sigurise kombetare. Kjo eshte nje ceshtje qe Presidenti qeveria Parlamenti me komisionet e veta perkatese Keshilli i Larte i Sigurise Kombetare duhet ta shikojne me perparesi dhe ti japin zgjidhjen ligjore qe rrjedh nga vendimi i Gjykates Kushtetuese e me gjere. Natyrisht qe SHKURSH ia ka arritur ne teresi qellimit te vet per te drejtat ekonomike te ushtarakeve por lidhur me thellesine dhe masen e perfitimeve ka akoma shume per te bere. Qellimi eshte qe te arrihen standardet e ligjit baze statusit te ushtarakut si dhe standardet e forcave homologe te vendeve te tjera anetare te NATO-s.
Perfituesit
Masa e pensionit dhe kategorite
1- Te gjithe ata ushtarake qe kane perftuar te drejten e pensionit te parakohshem nga momenti i hyrjes ne fuqi te Ligjit Nr. 10142 domethene nga 1 korriku i vitit 2009 e ne vazhdim te cilet aktualisht nuk kane marre asgje. Por kjo kategori e perfton te drejten e pensionit te parakohshem sipas Ligjit Nr.10142 deri ne dy pensione baze jo sipas vendimit te Gjykates Kushtetuese i cili e hoqi tavanin e llogaritjes.
2- Do te perftojne pension suplementar te gjithe ata ushtarake ne pension te plote pleqerie te cilet kane dale ne pension para vitit 1991 ku masa e pensionit suplementar te tyre do te jete e barabarte me 1 te pages referuese per cdo vit vjetersi sherbimi ushtarak por jo me shume se 50 e pensionit.
3- Do te perftojne te gjithe ata ushtarake qe kane dale ne pension mbas vitit 1992. Kesaj kategorie do ti derdhen kontributet per vitet e munguara dhe do tu rillogaritet masa e pensionit mbi bazen e vjetersise ne sherbim dhe te pages mesatare referuese. Mbi kete baze do tu rillogaritet edhe masa e pensionit suplementar.
21 Tetor 2010