E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si u qendis xhybja me ar per Nikita Hrushovin

Veshja popullore qw diktatori i BRSS mori dhuratw nga Enver Hoxha ishte qwndisur nw njw nga familjet mw tw famshme tw Elbasanit. Historiku i familjes iftja shkelqimi dhe persekutimi nga komunistet.

Mes dhjetra e dhjetra famile te qytetit te lashte te Elbasanit padyshim edhe familja e njohur Ciftja mbetet dera nga ku dolen intelektualet dhe patriotet qe i dhane vlera te padiskutueshme rrethit te tyre familiar e shoqeror qytetit dhe pse jo edhe vendit. Duke folur mbi origjinen historikun dhe episodet e kesaj familje pasardhesit e Ciftjes tregojne fragmente nga historia e xhybes se qendisur me ar per Hrushovin dhe violina e tyre dhurate per gazetarin Ehremburg. Nga Tasim Ciftja i cili shpetoi Mitrush Kutelin ne keneten e Maliqit tek Riza dhe Hektor Ciftja qe rrefejne historine e familjes para dhe pas viteve 45 . Ciftet e Elbasanit me historine e tyre pak te shkruar por shume te degjuar bejne pjese tek ato familje qe trasheguan pasurine kontribuan si patriote por pesuan burgun dhe persekutimin ne komunizem.

Shekujt per kete familje kane qene me mjaft ngjarje por pjesa me e hidhur mbetet ajo pas clirimit ku disa prej tyre u burgosen te tjere u vune ne shenjester dhe pak munden ti shpetojne furtunes qe perfshiu te pasurit e Elbasanit ne luften e klasave. Nga gjiri i Cifteve ka kontribues per Pavaresine e Elbasanit mbeshtetes te Shkolles Normale bamires per qytetin e fene.Nder breza ka shume mesues e shkrimtare te gjithe me Normalen e Elbasanit. Kjo familje qe ka ende nje nga shtepite e vjetra ne ane te Kalase ruan histori te vecanta qe lidhen me Hrushovin Kutelin dhe Ehremburgun.Riza Ciftja nje nder trashegimtaret e kesaj familjeje gjithashtu edhe Hektor Ciftja pedagog i Universitetit te Elbasanit sjellin detaje te historise se kesaj familjeje para vitit 45 dhe persekutimin dhe menjanimin pas regjimit komunist.

Familja Ciftja para shekullit XX

Familja Cifta ka nje histori shumeshekullore. Nga kjo familje ekzistojne disa dyer dhe rrjedhin nga i njejti trung. Nje varr 500-vjecar i Cifteve ka qene i vendosur ne varrezat e vjetra te qytetit aty ku ndodhet parku Rinia sot. Rizai i biri i Aliut nje prej pasardhesve te kesaj familjeje tregon pak nga historia e trasheguar gojarisht ne familje.Katragjyshi im ka qene nje tregtar i madh per mendafshin. Ne kohen e Turqise tregtaret e Shkodres u lidhen me te per mallrat e mendafshit. Katragjyshi im i mblidhte dhe ata vinin i merrnin me shumice. Ne nje kohe te caktuar ai punoi per ta por me pas linjen e tregtise e ndoqi vete. Merrte mallin me kafshe e dergonte ne Shkoder nga Shkodra ne Raguze.Merrte mall ne Raguze shkonte ne Venedik ne Gjenove me pas ne Aleksandri te Egjiptit kthehej ne Stamboll nga aty ne Manastir dhe me pas kthehej ne Elbasan. Kjo rruge zgjaste deri ne tri vjet dhe udhetimi ishte me rrezik. Ne shume zona duhej te paguante dogane pasi se linin te kalonte. Dilte me nje fitim 20-30 mije lira turke ne ate udhetim.

Kur kthehej bente nje feste te madhe me miqte sepse ishte kthyer shendoshe e mire. Me pas per disa breza nuk dihen gjurmet e tij deri tek Hasan Ciftja kryetar bashkie prefekt dhe mbeshtetes i levizjeve patriotike gjate pavaresise. Hasani pati 5 djem dhe tri vajza Aliun Xhaferrin Qamilin Kadriun qe vdiq ne Austri kur ishte student dhe Qazimin qe vdiq ne Manastir po gjate kohes qe ishte student.Familja Ciftja ishte e vendosur perballe murit te Kalase Skampis sot ku banonte familja e Dervish Bej Bicakciut. Rizai tregon se te paret e tij kane ndertuar uren e Zaranikes. Katragjyshi im kontribuoi per ndertimin e ures se vjeter te Zaranikes.Fillimisht ne tentativen e pare ndertimin e mori uji i rrembyeshem i perroit dhe shume filluan ta vinin ne loje per idene e deshtuar por ai nuk u ndal.Sapo mblodhi edhe nje here parate nxori tellallin kasnecin dhe tha se kush do te nxirrte nje gur nga Zaranika per uren do te paguhej 5 mexhide ose nje lire turke per ate kohe mbante nje familje per nje jave.

Atehere te gjithe shkuan per te nxjerre guret madje edhe ata qe e vune ne loje.Para se tu jepte parate ai u tha se ishin bere tashme sherbetoret e tij pasi me pare e kishin tallur duke thene se ura nuk do te qendronte. Pasuria qe krijoi u nda nga shtate familje elbasanase qe lidhen miqesi me Ciftet nder te cilat mbiemra shume te njohur ne Elbasan.Kur erdhen ushtaret e Austro-Hungarise ura qe u ndertua nga katragjyshi u demtua. Hasan Ciftja gjyshi im si sternip i ndertuesit te pare e riparoi me shpenzimet e veta dhe kontribuoi edhe per ndertimin e xhamise se Gurabardhes.Ura ka qene ne kembe deri vone. Udhen e te atit e ndoqen te bijte. Madje kur hyri Haxhi Qamili ne qytet te gjithe pasaniket qe nuk kishin kontribuar per fene myslimane u perballen me burgim e keqtrajtim.Aqif Pashes i dogjen shtepine dhe shume te tjere i keqtrajtuan ne mes te qytetit. Pasi e arrestuan shoqeruesit e Haxhi Qamilit gjyshin e pyeten se cfare kishte bere per fene. Ai u tregoi per xhamine e Uren qe mbanin emrin Ciftja. Kjo veper e shpetoi nga pushkatimi.

Si patriote

Hasan Ciftja ishte nder elbasanasit e pasur qe kontribuoi per arsimin. Hasani gjyshi im ishte djale i vetem. Eumlshte firmetar i deklarates se Pavaresise ne Elbasan me 25 nentor 1912. Kur u be Kongresi Arsimor i Elbasanit Hasani bashke me te birin Aliun u caktuan ne komisionet per ngritjen dhe mbarevajtjen e Normales.Ne vitin e pare te Normales kur mbaroi u be nje ceremoni per popullin dhe u bene shume dhurata. Hasani dorezoi nje sahat per nxenesit e Normales. Nderkohe Aliu ishte nje nder organizatoret e mitingut qe eshte bere ne Elbasan per alfabetin latin te gjuhes shqipe.Ai kontribuoi per ceshtjen kombetare. Vellezerit Ciftja ishin edhe nder organizatoret kryesore gjate protestes per te mos lejuar transferimin e Normales nga Elbasani. Familja Ciftja renditej nder parite e Elbasanit ne ate kohe.Aq e vertete eshte kjo sa ushtria hungareze kur do te ikte mori parine elbasanase si mburoje qe te mos sulmohej nga vendasit. Nga familja jone u mor Xhaferr Ciftja djali i madh i Hasanit. Nga kjo ngjarje eshte edhe nje foto e vjeter qe deshmon se paria e qytetit eshte renditur krah nje gjenerali te Austro-Hungarise gjate largimit.

Historia e violines se Ehremburgut

Hasani dergoi te birin Kadriun ne Austri ne shkolle. Atje ai u vendos ne nje dhome me Ethem Haxhiademin pasi familjet tona ishin te lidhura ne krushqi. Kadriu vdiq ne Austri prej te ftohtit dhe trupi erdhi i balsamosur per shkak te kohes qe duhej per te mberritur.

Babai im per nder te Kadriut shkoi tek Aleksander Xhuvani dhe pagoi per nje periudhe kohe konviktin dhe ushqimin e nxenesve te Normales qe vinin nga rrethet.Fjalimin ne varrimin e Kadriut e ka mbajtur Adem Jahja si shok i ngushte i tij dhe violina qe Kadriu e kishte blere ne Austri iu fal atij. Ne ate kohe vjen per vizite gazetari rus me me fame i asaj kohe Ilija Ehremburg.Qene vitet 45-47 dhe per nder te tij orkestra e Shtepise se Kultures e udhehequr nga Mithat Sejdini ku benin pjese disa violina luajti nje pjese per te. Me ka treguar e bija e Adem Jahjes se Ehremburgu kishte kerkuar pikerisht violinen e ardhur nga Austria per ta blere. Mithat Sejdini ia dhuroi Ehremburgut pasi ia mori Adem Jahjas duke i kerkuar qe te bleje nje tjeter. Nder shume histori te kesaj familjeje eshte edhe Xhybja e famshme qe iu dhurua Hrushovit gjate vizites ne Elbasan. Rizai tregon se kjo xhybe iu fal per paje nje prej vajzave te biresuara ne familjen e tij.

Gjyshi im ka pas blere edhe nje xhybe te Bushatllinjve te Shkodres te qendisur me fije ari. Xhyben e ka mbajtur e shoqja dhe ia dha paje njeres prej vajzave qe e rriti familja jone dhe me pas eshte marre nga Komiteti ketu per tiu dhuruar Hrushovit si nje simbol i cmuar shqiptar ne viziten e tij ne Shqiperi ne vitin 1959.Ne familjen Ciftja jane rritur shume vajza te cilat ishin te varfra dhe kishin mbetur pa njeri. Familja i rriste si vajzat e veta iu bente pajen dhe i martonte. Ky fenomen ka ndodhur edhe ne familjen e Aqif Pashes.

Hasan Ciftja si u be kryebashkiak

Hasani nuk ishte as me Verlacin as me Aqif Pashen. Ne nje periudhe kur Elbasani mbeti pa kryetar bashkie e vendosin perkohesisht pasi ishte i pranueshem per te dyja palet. Ishte koha kur ishte formuar qeveria e Durresit dhe u formua dhe ajo e Lushnjes.Ne kete periudhe i vjen leter nga Durresi Elbasani me ke qeveri eshte dhe Hasani Ciftja mbledh keshillin per ta vendosur kete ndersa vete iken per te mos u perfshire ne vendim. Kur pergjigjja u be e detyrueshme Hasani deklaroi se zgjidhte qeverine me te vjeter duke dhene nje pergjigje te zgjuar. Duhet te dini qe nje qeveri e preferonte Aqif Pasha ndersa tjetren Verlaci. Ai gjithashtu ka qene edhe prefekt i Elbasanit.Hasani do te kujtohet edhe si nje nder kryebashkiaket per tu marre shembull pasi ne kohen e nje krize per buke kur cmimi ishte rritur ne menyre artificiale nga tregtaret ai arriti te ule cmimin. I mblodhi te gjithe prodhuesit u kerkoi te ulnin cmimin dhe kur ata nuk pranuan hapi dy furra me parate e veta dhe prodhoi buke me cmim real. Te gjendur perballe kesaj prodhuesit e ulen cmimin.Lidhjet mes familjeve te Elbasanit ishin te ndersjellta. Rizai tregon se mbiemrat e njohur te Elbasanit ishin te lidhur me Ciftet. Vajza e pare e Hasanit eshte dhene tek Qazim Matraxhiu prefekt i administrates se Fan Nolit dhe vellai i gazetarit Emin Matraxhiu.Vajza e dyte ishte dhene tek Kamber Sejdini oficeri qe perfaqesoi qeverine shqiptare prane oficereve holandeze te ardhur per ndihme. Ndersa vajza e trete u dha tek Hafyz Musa Basha i biri i Haxhi Aliut qe ka qene drejtues i Komitetit Mysliman Shqiptar dhe kontribuoi per levizjen nacional-clirimtare.Dhe djemte po ashtu moren nuse nga dyer te njohura. Babai im Aliu ka marre vajzen e Ali Kopilit nje prej tregtareve me te medhenj ne Elbasan ndersa gruan e dyte ne familjen e njohur Hastopalli. Nderkohe nje nga djemte Xhaferri merr vajzen e Emin Haxhiademit. Kjo familje ka shkembyer edhe me familjen Bungo.Aqif Pasha ishte nuni i Qamil Ciftes dhe marredheniet familjare ishin mjaft te aferta. Rizai tregon se me djepin e familjes se tij eshte rritur edhe djali i Aqif Pashes. Me ka treguar babai qe Ibrahim Bicakciu qe do te behej edhe kryeminister eshte perkundur ne djepen tone. Aqif Pashes i linden dy vajza por nuk po lindte djale. Grate nisur nga bestytnite meqe ne shtepine tone kishte 5 djem moren djepen tone. Ndoshta ishte rastesi por me pas lindi Ibrahimi djali i vetem i Aqif Pashes.Kamo Sejdini burri i halles sime eshte vrare me kolonel Tompsonin. Kur komisioni nderkombetar caktoi ushtare holandeze te drejtojne ushtrine shqiptare Zogu caktoi Kamo Sejdinin nje nder ushtaraket e shkolluar qe te perfaqesonte ushtrine shqiptare.

Persekutimi

Por pas clirimit filloi persektimi per familjen Ciftja. Djemte e Hasanit pesuan fate te ndryshme. Keshtu Qamil Ciftja dhe nje tjeter qytetar elbasanas u bene barinj derrash me qellimin e vetem diskretitimin e tyre. Qamili kishte alergji fetare per derrat.Nje dite ne sheshin midis bashkise se vjeter sot ndertesa e re dhe Komitetin Ekzekutiv sot Prefektura pergjegjesi i tyre qellimisht largohet dhe takon tek dera e Komitetit Ekzekutiv nje kuadro dhe i le dy rojtaret bashke me derrat. Derrat spo permbaheshin sa largohej njeri me nje ane te tjere merrnin vrapin ne anen tjeter te sheshit te kalldremte.

Me thuper ne duar rendnin pas derrave qe largoheshin nga tufa. Ndersa rojtari tjeter humbi ndjenjat nga kjo situate Qamili ndonese vetem se prishi terezine. Le derrat dhe shkon fill tek pergjegjesi e i thote Derrat spo behen zap. Mos kemi mbledhje dhe duhet ti bie dhe ti fusim brenda.... Pergjegjesi e kuptoi ironine dhe ia kthen Hajt nisi shpejt per nga rruga e Fushes se Sportit te Vjeter..Tasim Ciftja nipi i Hasanit djale i Xhaferrit u arrestua pasi u cilesua pjese e nje grupi armiqesor kunder Shqiperise nder te cilet edhe Salim Ceka qe perktheu Shopenhauerin. Gjyqi ishte fals dhe me akuza absurde.Pas vendimit me burg Tasimi u dergua ne Maliq ku qendroi bashke me Makensen Bungon Virtyt Gjylbegun dhe Hamza Tushen nga Fushe-mbreti ne pune ekstreme per tharjen e kenetes. Teksa punonin me koke ulur ne kenete te rinjte degjojne te bertiturat e gardianeve ndaj Dhimiter Paskos. Pakkush e dinte kush ishte pasi ai njihej me emrin Mitrush Kuteli por degjonin sesi ne cdo kohe e torturonin per normen qe duhet te permbushte.Ata kishin si komandant per shkak te fizikut me te fuqishem dhe punes me te madhe te shkoje e te marre Dhimiter Paskon per ta kaluar ne brigaden e tyre. Hamzai arrin ta sjelle dhe djemte i thone te mos merakosej me per normen se do tia realizonin ata. Keshtu arriti te shpetonte Mitrush Kuteli per shkak se ne kenete rreziqet ishin shume te medha mund te perfundoje ne balte e te vdisje.E kush do ta besonte se pikerisht Tasim Ciftja qe ne vitin 1943 ne nje artikull ne gazeten Bashkimi i Kombit do te botonte fejtonin Si i thurte tregimet z. Mite do ta shpetonte pak kohe me vone ne keneten e tmerrshme te Maliqit shkrimtarin e madh. Tasimi shkruante dhe ka lene libra te cilat Hektor Ciftja i ruan me deshiren per ti botuar. Ai si nje intelektual i pergatitur nuk i shpetoi rrebeshit kunder familjeve te pasura dhe intelektuale.Virgjil Ciftja djali i vogel i Xhaferrit u arrestua si armik kur ishte vetem 13 vjec. Ne vitet 1947-50 ai ndiqte shkollen shtatevjecare Bardhyl Popa. Kur ishte ne klasen VII i ndodh nje ngjarje qe do te shenonte jeten e tij u be disidenti me i ri ne Elbasan. Sipas disa te dhenave ne muret e shkolles ishte shkruar shprehja Cohu o popull se na shtypi Rusia dhe kjo shprehje pasi ishte krahasuar shkrimi kishte rezultuar e Virgjilit.Ai vetem 13 vjec i mberthyer nga dy persona futet ne nje xhip dhe su mor vesh se ku e cuan. Qe prej asaj dite Virgjili per 6 muaj rresht pasi u torturua ne birucat e nendheshme te Hotel Grandit sot turizmi i vjeter u dergua ne shkollen e riedukimit kolonine ne Tirane ku qendroi plot 3 vjet.

Pasi e lirojne e dergojne ushtar ne brigaden e punes ne Rrapin e Treshit ne Tirane i vetmi formacion ushtarak i ngritur qellimisht per te rinjte me biografi te keqe. Ne repart per tre vitet e sherbimit ushtarak ne vend te pushkes pati kazmen e lopaten. Me mbarimin e ushtrise Virgjili punoi punetor krahu ne ndermarrjen e Bonifikimit. Vdiq i ri nga azotemia per shkak te puneve te veshtira qe beri dhe torturave qe pesoi per shume vite.

Riza Ciftja si i shpetoi burgosjes

Ne ate periudhe ishte koha e miqesise se madhe me Jugosllavine. Ne liber ishte nje shprehje per Kosoven qe mesuesi na e kish thene ta fshinim por ne nuk e fshime. Ne kohen kur arrestojne disa te rinj ne Normale mua me lajmerojne qe do te arrestohesha dhe largohem per ne Tirane.Fillova shkollen atje por nuk aplikova per burse sepse e dija qe nuk do e merrja. Drejtor patem Shemsi Totozanin ndersa mesues gjuhe Zeaudin Kodren i cili filloi ti pelqente komentet e mia dhe i lexonte. Mbarova shkollen dhe u emerova ne Tepelene ne Koshtan 9 ore larg. Varferia ishte ekstreme.Ushqimet gjendeshin me triska. Ne morem dy dhi i beme pasterma. Zienim patatet i prisnim i thanim dhe i ruanim per ti zier serish kur do ti hanim. Komiteti i Partise ne Elbasan dergon nje shkrese ne Tepelene qe une te pushohem nga puna dhe me pushojne. Rikthehem ne arsim ne vitin 55 ne Lac ne nje katund. Me cojne ne Fushe-Milot. Me trasferojme e me cojne ne katunin Gramez. Keshtu kaluan vitet e mia ne arsim derisa dola ne pension.Brezat e familjes Ciftja vazhdojne. Rizai ka nje djale dentist dhe nje vajze nepunese ne Itali ku jeton bashke me familjen e saj ndersa djali i Tasim Ciftes Hektori eshte pedagog i njohur i letersise dhe gazetarise ne Universitetin e Elbasanit. Kjo familje qe njohu shkelqimin e pasurine para Clirimit do te njihte shtetezimin e saj persekutimin dhe nje jete te veshtire me pas deri ne demokraci.Hektori tregon se forma qe kishin zgjedhur djemte dhe vajzat Ciftja per ti shpetuar varferise intelektuale dhe veshtiresive te dites ishte nje konkurs qe behej mes tyre sa here qe mblidheshin me njeri-tjetrin.Te kthyer ne punetore krahu bashkoheshin ne mbremje ne shtepi dhe recitonin vargjet e Dantes dhe shume autoreve boterore duke bere konkurs me njeri-tjetrin per te mos rene ne gjendjen e veshtire dhe per ti shpetuar realitetit tragjik qe nuk kurseu familjet e pasura edhe pse njiheshin per kontributin e tyre patriotik dhe ishin te gjithe te shkolluar nga Normalja Universiteti i Pare Shqiptar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›