E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet numri i objekteve ne Zyren e Regjistrimit te Pasurive



Anilejda Shembitraku Tani ne nisim 3000 dosje drejt Zyres se Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme nje pjese e mire e te cilave ka shlyer detyrimet financiare pra ka kryer aktin e kalimit te pronesise prane noterit. Keshtu ka deklaruar ne nje interviste te dhene per gazeten Albania Ferdinand Shehu drejtor i Drejtorise Rajonale te ALUIZNI-t per Tiranen. Ai ka folur per te gjithe punen qe po behet per te arritur qellimin e kesaj drejtorie dergimin drejt zeros te dosjeve qe jane ne proces legalizimi.

Me cfare ritmesh po ecen puna ne Agjencine e Legalizimeve te Tiranes
Pas dy javesh Drejtoria e ALUIZNI-t te Tiranes ka nxjerre nje tjeter liste me rreth 1250 objekte zoteruesit e te cileve duhet te terheqin faturat financiare dhe te finalizojne ne kete menyre procesin e legalizimeve. Sot jane rreth 1250 ndertime informate te cilave u eshte mbaruar dosja me te gjithe materialin tekniko-ligjor. Duhet te themi qe te gjitha objektet informate ne njesite 1 3 5 dhe 8 jane 100 te azhurnuara. Ne fund te muajit do te jene te mbyllura dhe njesite 2 4 dhe 7. Ne javet e para te muajit nentor do te punohet me njesite 6 9 10 dhe 11. Mund te themi se fale punes intensive vete procesi ka hyre ne nje faze perfundimtare. Kjo faze konsiston ne azhurnimin ne terren te atyre objekteve qe gjate azhurnimit total te bere mund te kene pasur nevoje per ndonje saktesim. Nga fillimi i shtatorit eshte bere krehja e disa zonave si i njesive bashkiake 1 2 3 4 5 dhe 8. Per arsye objektive ose subjektive ne matjet e para te subjekteve mund te mos jene gjetur personat qe posedojne objektet ose dhe mund te kete pasur nevoje per ndonje saktesim per pjeset e objektit te azhurnuar me pare. Gjithsesi e gjithe puna qe eshte zhvilluar pergjithesisht ne muajin shtator ka pasur si rezultat faktin qe ne te dalim ne perfundimin se per zonat 3 5 dhe 8 azhurnimi eshte perfunduar totalisht.

Sa dosje qe kane shlyer detyrimet financiare i kane kaluar Zyres se Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme
Normalisht numri i ketyre dosjeve rritet dita- dites dhe disa jane ende per certifikim ne Drejtorine e Pergjithshme te ALUIZNI-t. Tani ne nisim 3000 dosje drejt Zyres se Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme nje pjese e mire e te cilave kane shlyer detyrimet financiare pra kane kryer aktin e kalimit te pronesise prane noterit. I gjithe procesi eshte nje cikel dhe shifrat nuk kane shume vlere pasi se vetmes shifer se ciles ne i referohemi eshte te cojme drejt zeros numrin e dosjeve qe jane ne proces legalizimi. Ky eshte objektivi yne.

Sa mendoni se jane te ardhurat qe jane mbledhur nga procesi i legalizimeve deri ne keto momente

Te ardhurat jane ne rritje dhe ju e keni parasysh vendimin e fundit te Keshillit te Ministrave per kompensimin e ish-pronareve. Te gjitha shumat e lekeve te mbledhura nga ky proces shkojne ne llogari te shtetit per kompensimin e ish-pronareve. Pra ashtu sic eshte e percaktuar me ligj 80 eshte per kompensimin dhe 20 i kalon pushtetit lokal per urbanizimin e zones.

Kur thoni do te perfundoje procesi keni parasysh qe keto objekte do te jene gati per ne zyrat e regjistrimit te pasurive
Ketu flasim per nje perfundim azhurnimi dhe me pas fillojne procedurat e tjera ashtu sic jane te percaktuara ne ligj. Faza tjeter qe sot eshte shume intensive eshte kompletimi i dosjeve qe behet nga specialiste qe jane te ndare ne 11 grupe pune ketu ne Drejtorine Rajonale te ALUIZNI-t. Produkti i pare i dale nga keto grupe pune per te 11-te njesite bashkiake eshte lista e plote e 1800 qytetareve qe duhet te kryejne detyrimet financiare. Pra dosja e tyre eshte e perfunduar dhe pritet vetem likuidimi i fatures financiare nga ana e tyre. Pas likuidimit dosja merr rrugen per ne drejtimin e Zyres se Regjistrimit te Pasurive.

A ka limit kohor per likuidimin e fatures financiare
Une u beje thirrje te gjithe qytetareve qe te likuidojne menjehere faturen dhe te kene kujdes sepse nese nuk paguhet taksa e ndikimit ne infrastrukture brenda 30 diteve nga momenti qe dorezohet nisur nga ligji i pushtetit vendor poseduesi penalizohet me 25 te takses. Per pjesen tjeter te dosjeve eshte duke u punuar intensivisht nga grupet e punes. Per grupin tjeter te qytetareve do te kete nje njoftim pas nje jave. Ne kete menyre do te vazhdohet jave pas jave.

PROCESI
Qytetaret te presin VKM-te

Per te gjithe qytetaret qe nuk ka dale ende vendimi i Keshillit te Ministrave nuk duhet te kete shqetesim sepse dhe per ata po punohet paralelisht me ata qe kane marre vendimin e KM. ALUIZNI duke bere nje pune zinxhir shpreson qe ne nje kohe rekord te arrije qe ta mbylle kete proces gjigant. Te arrije drejt numrit zero te dosjeve ne Drejtorine Rajonale te ALUIZNI-t te Tiranes.

BONO
Limitet e kompensimit

E theksoj se pagesat e faturave mund te behen dhe me bono privatizimi. Kjo per ata qytetare qe jane posedues te tyre. Kjo forme pagese nuk ka asnje limit kohor. Cdo fature per cdo dosje eshte e kompletuar me bono privatizimi dhe me vleren qe iu takon qe te paguhet ne leke. Ndersa kompensimi per ata qe faturen e kane paguar vetem me leke dhe deshirojne qe ta zevendesojne pjesen qe u takon sipas ligjit me bono privatizimi ka pasur afat deri ne qershor per te bere kerkesen per te terhequr kompensimin. Cdo veprim ka procedurat e tij ligjore dhe mbi ligjet aktuale do te veprohet dhe me bonot.

21 Tetor 2010

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›