Ministria e Transporteve bllokon për 2 orë segmentin Fushë Dukagjin – Tuneli i Thirrës, në autostradën Kukës-Milot

13-02-2012 / Gazeta 55
Reshjet e dendura të dëborës paralizojnë lëvizjen e automjeteve në Rrugën e Kombit, nis puna për pastrimin e plotë të autostradës - qarkullimi rikthehet pas 2 orësh
UPDATE- Ministria e Punëve Publike njoftoi pak minuta më parë se do të bllokojë për 2 orë qarkullimin në segmentin Fushë Dukagjin - Tuneli i Thirrës në autostradën Kukës – Milot. Sipas Ministrisë së Transporteve, bllokimi për dy orë është i detyrueshëm për të bërë të mundur pastrimin e plotë të këtij segmenti nga sasi të jashtëzakonshme dëbore që janë depozituar aty, si pasojë e reshjeve të shumta që vazhdojnë edhe në këto momente.
Qarkullimi do të ndërpritet në orën 19.40 dhe do të fillojë qarkullimi në orën 21.30.
...