Ministria e Transporteve fajeson bashkite per abonete
02/11/2010Nisja e muajit te ri eshte shoqeruar me kaos ne linjat e transportit publik per shkak te mosnjohjes se deshmive te udhetimit falas si dhe mungeses se aboneve shqetesim ky qe nuk dihet se kur do te marre fund pasi institucionet vijojne te mos mbajne pergjegjesite e duhura. Poseduesit e kartave te udhetimit falas kane paralajmeruar nisjen e protestave. Kundrejt ketij shqetesimi zyrtaret e bashkise pohojne se eshte qeveria ajo qe duhet te nderhyje ne zgjidhjen e ngercit teksa u ka kerkuar operatoreve te transportit qe te fillojne shperndarjen e aboneve pasi kerkesat e tyre duhet te zgjidhen ne rruge institucionale dhe pa asnje pasoje per qytetaret. Kundrejt ketij shqetesimi te manifestuar zyrtaret e Bashkise se Tiranes pohojne se eshte qeveria ajo qe duhet te nderhyje ne zgjidhjen e kerkesave te operatoreve te transportit publik. Bashkia kerkon nga Ministria e Financave dhe ajo e Transporteve qe te reagojne ndaj kerkesave te operatoreve te transportit publik lidhur kjo me lehtesirat fiskale qe nevojiten ka pohuar dje perfaqesuesi i bashkise Enton Punavija. I menjehershem ka qene dhe reagimi i transporteve. Zedhenesja e ketij institucioni ka pohuar se bashkia eshte autoriteti kompetent per menaxhimin e trafikut ne kryeqytet si njekohesisht pergjegjes per zbatimin e kontrates me operatoret e transportit. Ne kete cilesi ajo ka pasur gjithe kohen e nevojshme per te paraqitur perpara se situate te agravohej propozime konkrete ne institucionet qendrore. Ende ne kete moment nuk kemi asnje informacion apo propozim nga bashkia pervec atyre qe percillen permes medies gje qe nuk eshte rruga sesi komunikon nje institucion.