Ministria e Transportit nis targimin e mjeteve me targat e reja
TIRANE- Nis targimi i mjeteve me modelin e ri te targave Zëvendësimi i targave të vjetra me ato të reja pritet të behet gradualisht.
Ministria e Punëve Publike dhe Transportit informon se me përfundimin e këtij procesi do të kemi një regjistër real të mjeteve që qarkullojnë në territorin e Shqipërisë.
MPPF njofton se pranë drejtorive Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugorë ka filluar targimi i mjeteve me modelin e ri të targave, targë kjo e ideuar sipas direktivave dhe standardeve të Komunitetit Europian.
“Ky shërbim, do te kryet në rastin e targimit të parë të mjetit, apo dëmtimit të targave ekzistuese, me të njejtat tarifa që kanë ekzistuar edhe më parë”- thuhet në njoftimin për shtyp të MPPT.
Risi tjetër e këtij procesi është se për herë të pare pajisen me targa të vecanta edhe makineritë bujqësore, makineritë e ndërtimit si dhe rimorkiot, keshtuqë ftojmë të gjithë poseduesit e këtyre mjeteve të paraqiten pranë drejtorive te transportit rrugor për të kryer targimin e këtyre mjeteve.
Persa i përket procedures së aplikimt për pajisje me targë ajo mbetet e njëjtë si më pare ndërsa afati i kryerjes së këtij shërbimi është brenda ditës