E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Transportit përzgjedh koaliduesit për objektet e ndërtimit

Firma e tyre deçizive për të marrë lejen e shfrytëzimit për objektin

Laureta Rryçi

Ministria e Transportit përcakton ekspertët që mund të bëjnë koalidimin për objektet e ndërtimit. Lista përfshin fituesit në të gjitha rrethet e vendit që tashmë kanë një licencë për të ushtruar aktivitetin e tyre. Ministria e Transportit bën publike listën me emrat e këtyre ekspertëve, firma e të cilëve është shumë e vlefshme për të gjithë ndërtuesit në momentin që aplikojnë për leje shfrytëzimi. Sipas burime pranë kësaj ministrie, në listë nuk jepen vetëm gjeneralitetet e ekspertëve por edhe të dhëna të tjera të vlefshme për gjithkënd që ka interes t’i kontraktojë. Relacioni i kolauduesit ka shumë rëndësi për shkak se bën verifikimet nëse ndërtuesi i ka zbatuar me përpikmëri projektin me të cilin fitoi paraprakisht lejen e ndërtimit. Nëse projektet zbatohen atëherë edhe cilësia e ndërtimeve është brenda parametrave të duhura çka garanton jetën e banorëve që do të jetojnë në këto objekte.
Emrat
Pas shqyrtimit të aplikimeve, specialistët e Ministrisë së Transportit kanë përzgjedhur emrat e ekspertëve që do të merren tani e tutje me koalidimin e objekteve të ndërtimit. Lista e bërë publike nga ky dikaster është e vlefshme për të gjitha qytetet e vendit. Pas kësaj përzgjedhjeje biznesmenët që merren me ndërtim e kanë me detyrim që të kontraktojnë njërin prej këtyre ekspertëve që të bëjë koalidimin për objektin. Nëse nuk zbatohet ky rregull atëherë ndërtuesi jo vetëm rrezikon leje e shfrytëzimit por edhe hipotekimin e objektit që ka mbaruar së ndërtuari.
Relacioni
Burime pranë kësaj ministrie shpjeguan se kjo listë ndryshohet herë pas here për shkak të kontrolleve që bëhen në objektet e reja që janë ndërtuar deri më tani. Relacioni i përpiluar nga kolauduesi i jep ose ia merr licencën atij për shkak të pasojave të rënda që mund të sjellë një relacion jo i saktë. Sipas legjislacionit në fuqi, kolauduesi thërritet në momentin që objekti ka mbaruar së ndërtuari. Kolauduesi ka për detyrë që të verifikojë deri në detaj zbatueshmërinë e projektit fillestar me anë të cilit është marrë leja e ndërtimit. Po sipas ligjit, nëse projekti në zbatim ka pësuar ndryshime ato duhet të pasqyrohen të detajuara bashkë me argumentimet e ndërtuesit në relacionin që përfshihen në dosjen për aplikim për leje shfrytëzimi. Nëse relacioni qëndron dhe është pozitiv për objektin atëhere ndërtuesi mund të fillojë shitjen e ndërtesës. Qytetarët kur të hartojnë kontratën e shit-blerjes për apartamentin duhet të kërkojnë edhe relacionin e kolauduesit për të mësuar nëse objekti është i banueshëm ose jo.

Lista e plote eshte botuar ne gazeten "Albania", date 12 gusht 2009

12 Gusht 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›